Bota/Rajoni

Kovaçevski: Maqedonia i vetmi vend në Evropë që ofron mundësi të barabarta për çdo komunitet

Kovaçevski: Maqedonia i vetmi vend në Evropë që ofron mundësi të barabarta për çdo komunitet
18:10 | 16 Maj 2022

“Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Evropë që ka një ministri për bashkësitë më të vogla etnike”, tha kryeministri i vendit, Kovaçevski.

Kërkesa e fundit e kryeministrit bullgar për heqjen e vetos, që Maqedonia të krijojë një institucion të posaçëm për të drejtat e bullgarëve mori tashmë një përgjigje, pasi Kovaçevski tha se institucionet për mbrojtjen e bashkësive më të vogla etnike mund edhe të rrisin kapacitetet.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi një ministri për komunitetet më të vogla etnike, ne jemi i vetmi vend në Evropë ku kemi zgjidhje ligjore që promovojnë të drejtat e komuniteteve më të vogla në çdo kuptim, nga përdorimi i gjuhëve në nivel të barabartë e deri tek qasja për punësim në sektorin publik, nëpërmjet institucioneve”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ministri Osmani tashmë është takuar në Berlin me ministren e Jashtme bullgare Gençovska.

Ai shkurt për TV 24 u përgjigj se përpjekjet për dialog me Sofjen vazhdojnë dhe tha se sot në Bruksel, në Këshillin për Punë të Jashtme të BE-së, ministrave u ka thënë se me ngjarjen e luftës në Ukrainë është i domosdoshëm fillimi i negociatave të Maqedonisë me BE-në.

“E prezantova qëndrimin tonë në lidhje me luftën në Ukrainë, por gjithashtu i bëra thirrje Bashkimit Evropian që të njohë momentin, të njohë pjekurinë e Maqedonisë së Veriut në pozicionimin strategjik dhe përmbushjen e kritereve dhe pa vonesë të fillojë negociatat, dhe në këtë mënyrë të ruaj besueshmërinë e procesit evropian në rajon”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Varhei gjithashtu ka postuar sot para takimit të krerëve të diplomacisë se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është garancia e vetme për paqen dhe kërkoi nga BE-ja të marrë vendime urgjente. Varhji pritet të vizitojë sërish Sofjen të enjten.

Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500

Të tjera