×
  • Lajme
  • Lajme

    154 vrasje ndodhën për më pak se gjashtë vite në Kosovë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Fenomeni i vrasjeve vazhdon të jetë shqetësues për shoqërinë kosovare.

    Ndër vite, numri i rasteve të vrasjeve ka pasur ulje e ngritje, por vitet e fundit vërehet një trend i rritjes së këtyre rasteve.

    Policia e Kosovës, ka bërë të ditura të dhënat rreth statistikave të vrasjeve që nga viti 2016 e deri në gusht të këtij viti (2021).

    Bazuar në të dhënat e PK-së, në vitin 2016 janë regjistruar 30 raste të vrasjeve, 16 prej tyre të cilësuara si “Vrasje e Rëndë”.

    Në vitin 2017 u regjistruan 24 vrasje, ndërsa si Vrasje e Rëndë u cilësuan 12 prej tyre, shkruan lajmi.net.

    Viti me më së shumti raste të vrasjes të regjistruara është viti 2018, gjithsej 34 vrasje u regjistruan këtë vit, 12 prej tyre ishin vrasje të rënda, shkruan lajmi.net.

    20 vrasje janë kryer gjatë 2019, 12 nga ato vrasje të rënda.

    Rritje të numrit të vrasjeve pati në vitin 2020, vit ky pandemik. Gjithsej 27 vrasje u kryen gjatë këtij viti, ku 15 prej tyre u cilësuan si “Vrasje e Rëndë”.

    Ndërkohë, nga janari e deri në gusht të vitit 2021, janë regjistruar 19 vrasje, 12 prej tyre të cilësuara si vrasje e rëndë./FrontOnline

     

     

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë...
    Të tjera
    Kronika13 Korrik 2024
    Në Llapnasellë janë arrestuar pronarët e një auto-servisi dje pasi dyshohet se e kishin thyer veturën e një personi pas një mosmarrëveshjeje....
    Lajme13 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit për therjen me thikë mbrëmë në Pejë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë për shkak se e kishte kanosur me thikë vëllanë e tij. Në raportin 24-orësh të...
    Vip13 Korrik 2024
    Kylie Jenner, e cila do të mbushë 27 vjeç më 10 gusht, ndau lansimin e saj të fundit për linjën e saj...
    Sport13 Korrik 2024
    Anglia do të synojë të bëjë edhe më shumë histori të dielën, kur do të ballafaqohet me Spanjën në finale të Kampionatit...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden, filloi fushatën e tij përpara një turme entuziaste në Detroit të premten, duke deklaruar pa mëdyshje: “Unë jam...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.