×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    15 vjeçari qëlloi për vdekje me thikë 25 vjeçarin në Vlorë, policia jep detajet

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Pas një konflikti për motive të dobëta , një 15 vjeçar ka vrarë me thikë një 25 vjeçar nga Vlora mbrëmjen e së enjtes.

    Policia ka zbardhur ngjarjen dhe thotë se rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi Aleksandër Petanaj , 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

    Ndërkohë që është kapur autori.

    “Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

    Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur”, njofton policia, raporton Tch.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    David Gergen, një veteran i “inside the Beltway” që ndihmoi në formësimin e imazheve publike të katër presidentëve, kryesisht republikanë, dhe i...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Një i mitur është zhdukur në fshatin Arllat të Gllogocit. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se zhdukjen e ka...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas policisë, foshnja më 29 qershor ishte dërguar në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 22-2025, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.