×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vite burgim dhe 2 mijë e 500 euro gjobë ndaj të akuzuarit për vrasjen në Klinë

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Fatlum Deliu, për vrasjen e V.B., në qershor të 2021-ës në Klinë, duke e dënuar me 15 vite burgim dhe 2 mijë e 500 euro gjobë.

    Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Deliu, u shpall të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, raporton “Betimi për Drjetësi”.

    Për veprën penale “Vrasje e rëndë”, i akuzuari u dënua me 15 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 2 mijë e 500 euro gjobë.

    Në dënimin me 15 vite burgim, të akuzuarit Deliu do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga 16 qershori 2021.

    Ndërsa, dënimet në fjalë do t’i ekzekutohen 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë gjobën, gjyqtarja Kuka-Mekaj tha se dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burgim, ku një ditë burgimi do t’i llogaritet 20 euro gjobë.

    I akuzuari Deliu u obligua edhe për shpenzimet e procedurës penale dhe atë paushallit gjyqësor në shumën prej 200 euro, si dhe për programin për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Ky aktgjykim, u shpall në mungesë të të akuzuarit Deliu.

    Të dëmtuarit për kërkesë pasurore-juridike u udhëzuan në kontest civil.

    Gjyqtarja gjithashtu ka urdhëruar që arma me të cilën është kryer vepra penale të konfiskohet dhe e njëjta të shkatërrohet.

    Ndaj të akuzuarit- të miturit R.D., sipas dispozitave të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, gjykata ka shqiptuar masën edukative me mbikëqyrje të shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej 1 viti.

    Ndryshesipas aktakuzës  ngritur  4 korrik 2022 nga Prokuroria Themelore në Pejë,  i pandehuri Fatlum Deliu, thuhet se  16 qershor 2021,  Klinë ka privuar nga jeta V.B., dhe me dashje ka vënë  rrezik jetën e personave tjerë për shkak  një mosmarrëveshje  vazhdueshme rreth një javë  kishin me Valdrin Balajvëllain e tani  ndjerit V.B.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri kishte qenë nën shoqërimin e vëllait  tij  mitur dhe vërejnë vëllezërit V.B dhe Valdrin Balajku pastaj i pandehuri nga brezi nxjerr revolen e tij  tipit “M57” dhe  distancë rreth 20 m shtie tri herë  drejtim  viktimës duke e goditur atë me një predhë  pjesën e pasme  kokës dhe duke e rrezikuar edhe jetën e V.B.

    Me këtësipas aktakuzës, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga 173, par.1, pika 1.5  Kodit Penal.

    Po ashtu, i pandehuri ngarkohej për armëmbajtje pa leje dhe atëpistoletë  llojit “M57”, një karikator dhe katër fishekë.

    Me këtëthuhet se ka kryer veprën “Mbajtja  pronësikontroll ose posedim  paautorizuar  armëve”, nga neni 366, par.1  KPRK-.

    Kursei mituri R.D., sipas Prokurorisë ngarkohet për përdorim  armës dhe armëmbajtje pa lejepasi thuhet se kur vëllai i të ndjerit kishte filluar  iktekishte shtënë  armë  ajër sepse frikësohej se mund  sulmohej

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Të tjera
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se politika e socialistëve bazohet në...
    Sport02 Dhjetor 2023
    Bayern Munich ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes së sotme (e shtunë) ndaj Union Berlin për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Bavarezët...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë janë anuluar deri në mesditë. Dëbora e madhe përmbyti kryeqytetin e Bavarisë...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit E.B,  i cili dyshohet se therri për...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan. Në ceremoninë e varrimit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.