×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, në mesin e tyre edhe ish-zyrtarë shtetërorë

    FrontOnline
    16 Mars 2025

    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan, ku si pasojë humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u lënduan.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bëri të ditur se në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të ngjarjes në klubin e natës, pjesëtarë të obliguar për sigurimin e ahengut, por edhe përfaqësues institucionesh si ish-sekretari i Ministrisë së Ekonomisë dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    “Ka të dyshuar, më shumë se 20 persona. Rreth 15 persona janë në stacion policor. Një pjesë e të dyshuarve për shkaktim të kësaj ngjarje penale kanë ndërruar jetë, sipas dyshimeve që i kemi deri më tani nga aspekti i të dyshuarit”.

    “Një pjesë janë në spital. 4 persona momentalisht kemi siguruar në spital, dy pjesëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i personit juridik i cili e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të arrestuar të cilët momentalisht janë në stacion policorë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penale sipas provave që i kemi mbledhur deri më tani. Gjegjësisht, është arrestuar një person i cili është organizator i ngjarjes”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

    “Gjithashtu, të arrestuar janë edhe ish sekretari i Ministrisë së Ekonomisë, ish udhëheqës, mendoj se edhe aktual i një sektori në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Kemi arrestuar ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre të punësuar në kuadër të Drejtorisë”, u shpreh tutje ministri.

    Toshkovski konfirmoi gjithashtu se klubi i djegur nuk ka pasur licencë të vlefshme për punë dhe kjo, sipas tij, është e lidhur me korrupsion.

    “Licencë legale për punë, kjo kompani nuk ka. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje në atë drejtim pasi jemi në fazën shumë të herët në kuadër të kësaj procedure, por dua diçka të them, e ajo është se edhe kjo licencë, ashtu sikur shumë punë tjera në të kaluarën në Maqedoni, është e lidhur me ryshfet dhe korrupsion”, theksoi Pançe Toshkovski.

    Ai gjithashtuy bëri të ditur se në ahengun e mbrëmshëm kanë marrë pjesë gjithsej 500 persona, ndërsa prej gjithsej 59 viktimave deri më tani 3 janë identifikuar 3 të mitur.

    “Deri më tani janë konstatuar mbi 20 persona të mitur që janë lënduar dhe 3 persona të mitur kanë ndërruar jetë . Në diskotekë ka pasur diku, sipas informatave të para që i kemi, rreth 500 persona. Diku rreth 250 bileta janë shitur sipas informatave që i kemi fituar. Emrat e të ndjerëve, pas mbarimit të identifikimit do të dorëzohen te familjet. Shumica e viktimave janë identifikuar. Të gjithë trupat që kanë qenë në kuadër të ngjarjes janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Në gjendje kritike kemi 22 persona dhe një pjesë e këtyre personave do të transferohen në Turqi, një pjesë në Bullgari, një pjesë në Greqi dhe të njëjtëve do t’u jepet trajtim përkatës për mjekimin e tyre”, u shpreh tutje Ministri i Punëve të Brendshme./Alsat.mk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2025
    Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin. Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për...
    Kronika19 Prill 2025
    Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave. Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.