×
  • Kronika
  • Kronika

    15 rastet e parandalimit të futjes së kontrabandës në burgjet e Kosovës

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Jo rrallë herë në Institucionet Korrektuese tentohet për kontrabandë.

    Gjërat të cilat më së shpeshti tentohet të futen janë kryesisht telefonat mobil, lëndë narkotike- marihuanë, USB të ndryshme apo SD kartë, para por edhe gjësende tjera të palejuara.

    Mënyra më e shpeshte e tentim futjes së kontrabandës është përmes gjesendeve të sjalla nga familjarët përmes vizitave familjare, por edhe përmes hedhjes së gjerave mbi murin rrethues të institucioneve, sidomos aty ku institucionet janë në vende të urbanizuara dhe në afërsi të rrugës dhe objekteve të banimit.

    Dubrave, tentimi i futjes së drogës përmes patikave, të sjella nga familja në vizitë

    Sipas, SHSKUK, në rastet kur gjërat janë gjetur në gjësendet që familjarët i kanë sjellë për personat e burgosur ndaj tyre janë lëshurar urdhëri për ndalesë të hyrjes në vizitë për periudhë të caktuar prej 3 deri në 6 muaj, shkruan IndeksOnline.

    “Kur kontrabanda gjendet brenda Institucioneve Korrektuese, aplikohen masat sanksionuese të brendshme sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe Udhëzimit Administrativ MD-NR.02/2016 i cili përcakton llojin e shkeljeve disiplinore dhe masat të cilat duhet të shqiptohen”.

    Tutje, sipas LESP-së kur personi i burgosur “Është në posedim ose merret me sendin e palejuar” ai kryen shkelje të rënd disiplinore e cila mund të ndëshkohet prej 1-15 ditë vetmi.

    “Në rastet kur gjësendet e kontrabanduara gjenden tek vizitorët, ndaj tyre lëshohet urdhër-ndalesa për hyrje në institucione korrektuese për një periudhë të caktuar.

    Në rastet kur gjësendi i gjetur paraqet rrezikshmëri për individin apo institucionin apo mund të jetë objekt për kryerjen e veprës penale, për rastin e gjetjes njoftohet Policia e Kosovës të cilët merren me personat dhe vazhdojnë procedurën e rregullt ligjore”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për IndeksOnline.

    Ndërkohë që, Qendra Korrektuese e Dubravës si qendër me e madhja në vend dhe me numrin më të madh të të burgosurve dhe vizitave, zakonisht ka numrin më të madh të rasteve të tentim futjes dhe gjetjes së kontrabandës por raste të tilla të tentim futjes së kontrabandës sidomos në kohët e fundit ka edhe nëpër Qendrat e Paraburgimit dhe raste janë të evidentuara pothuajse në të gjitha institucionet.

     

     

    Nga Rubrika
    Kronika18 Janar 2025
    Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar,...
    Kronika18 Janar 2025
    Një burrë në Mitrovicë ka raportuar në polici se nën kërcënimin e armëve, dy persona ia kanë grabitur një shumë parash në...
    Kronika18 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është dhunuar një e mitur në Pejë. Në raportin 24 orësh policia njoftoj se i dyshuari po ashtu...
    Të tjera
    Kronika18 Janar 2025
    Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar,...
    Lajme18 Janar 2025
    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, në fjalën e tij në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së, ka folur...
    Lajme18 Janar 2025
    Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (SHDPFMK), ka shprehur shqetësim lidhur me efektet e Ligjit për Çmimin e...
    Lajme18 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk...
    Vip18 Janar 2025
    Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar pas shpalljes së pesë finalistëve të sezonit të...
    Sport18 Janar 2025
    Disa ndeshje shumë interesante do të jenë sot në program në top-5 ligat më të forta evropiane të futbollit. Në Premierligë, Arsenali...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.