×
  • Lajme
  • Lajme

    15 raste aktive me Coronavirus në Viti, priten rezultatet edhe për 17 të tjerë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Për herë të parë, Coronavirusi në Kosovë është shfaqur në qytetin e Vitisë.

    Ndonëse për thuajse 40 ditë në këtë qytet, nuk u shënua asnjë rast pozitiv me këtë virus, së fundmi ato janë rikthyer aty, raporton Front Online.

    Momentalisht ky qytet ka 15 raste aktive me Coronavirus, e ku 3 qytetarë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

    Lidhur me gjendjen shëndetësore të të infektuarve, për Front Online, ka folur zëdhënësi i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Tefik Salihu.

    “Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 15 raste aktive me Covid-19. Tre të infektuar janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, kurse të tjerët po trajtohen në shtëpi.  Gjendja shëndetësorë e tyre është e qëndrueshme, përveç disa shqetësimeve të lehta”, ka thënë ai, për Front Online.

    Salihu poashtu ka bërë të ditur, që së fundmi nga IKSHPK-ja, për testim janë marrë edhe 17 mostra, teksa ka shtuar se rastet pozitive së fundmi janë raste kontakti.

    “Për testim janë marrë 17 mostra, për të cilat priten rezultatet. Rastet e fundit janë raste kontakti. Vetëm një rast është i ri, por nuk dihet nga është infektuar”, ka thënë ndër të tjera ai. /Front Online

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2023
    Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren është Bujar Basha nga Prizreni. Ai ishte i dënuar për një tjetër...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nga foltorja e kuvendit ka shprehur kritikën për rastin e shumëpërfolur të ditëve të fundit, pagesën e...
    Të tjera
    Kronika30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës është detyruar të neutralizojë një person me inicialet D.G, i cili dyshohet ka qenë i përfshirë në plaçkitjen në...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Blerim Vela ka konfirmuar se është larguar nga pozita e shefit të stafit të Presidentes. Vela në një postim në X shkruan...
    Lifestyle30 Nëntor 2023
    Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Prokurori Besart Mustafa ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, i cili po akuzohet për mosraportim të pasurisë,...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci. Ata sot kanë vizituar Ambasadën e Kosovës në këtë shtet...
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbajtur konferencë për medie pas konstituimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.