Gjuha:
×
  • Kronika
  • Kronika

    141 zyrtarë të Policisë së Kosovës të infektuar momentalisht me COVID-19

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Gjendja në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19 vazhdon të jetë e rëndë. Si pasojë e virusit korona, deri tani janë prekur mbi 25 mijë qytetarë, ndërsa rreth 800 të tjerë kanë vdekur.

    Madje, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mas marrjes së masave të reja anti-COVID, që pritet të hyjnë në fuqi nesër, ka thënë se që nga paslufta kjo është gjendja më e rënduar në vend.

    Që nga rasti i parë, ata të cilët po mbajnë rend dhe rregull, janë njësitet e Policisë së Kosovës, madje me orar të zgjatur. Por edhe në këtë institucion ka zyrtarë që vazhdojnë të jenë në vetëizolim, kjo për shkak se janë infektuar me virusin korona.

    Në një përgjigje për IndeksOnline, PK thotë se janë mbi 140 zyrtarë të infektuar.

    “Për momentin janë të prekur me COVID 19 rreth 141 zyrtarë të PK-së (policë dhe staf civil), ku dy nga këta janë duke u shëruar në spital, 139 janë në trajtim në shtëpi.”, thonë nga Policia.

    Janë pikërisht policët ata të cilët po zbatojnë edhe urdhërat e Qeverisë për qytetarët që thyejnë rregullat anti-COVID, veçmas për mbajtje të maskave. E numri i atyre që u dënuan s’është dhe i vogël.

    “Numri i gjobave qe ka shqiptuar policia nga 26.08.2020 (që kur ka filluar së implementuar ligji antiCOVID), është 72263 gjoba”, kanë thënë për portalin tonë Policia e Kosovës.

    Kujtojmë që Policia e Kosovës po punojnë me kapacitete të plota, ndërsa janë të vendosur në çdo cep të vendit.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika23 Mars 2023
    Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur...
    Kronika23 Mars 2023
    Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të bijës së tij. Sipas policisë, i dyshuari ka qenë nën ndikim e...
    Kronika23 Mars 2023
    Një rast i vandalizmit është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Me këtë rast është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk pret që të bëhen publike hetimet se kush është përgjegjës për shpërthimet e...
    Sport23 Mars 2023
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Fillimisht ndaj...
    Lajme23 Mars 2023
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të ZRRE-së me të cilin do të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar kundërshtarin e tij kryesor politik në zgjedhjet e ardhshme, Kemal Kilicdaroglu, për takimin me opozitën...
    Sport23 Mars 2023
    Sot për vizitë në FFK ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri...
    Vip23 Mars 2023
    Rep artistja e famshme nga Mitrovica, Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.