16:45 | 07 Korrik 2020
Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës i është shtuar listës së shteteve që po e konsideron Kosovën vend me rrezikshmëri të lartë sa i përket situatës me Coronavirus.
Ky shtet u ka rekomanduar qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt Kosovës deri më 31 gusht.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, derisa njoftohet se nga autoritetet daneze, Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, shkruan Reporteri.
Pas kthimit në Danimarkë, qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID-19 jo më i vjetër se 4 ditë.
“Kosova nga autoritetet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë”, thuhet në njoftim.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
Sponsoruar
Të tjera
-
09:07 | 05 Korrik 2022
-
09:00 | 05 Korrik 2022
-
08:58 | 05 Korrik 2022
-
08:55 | 05 Korrik 2022
-
08:54 | 05 Korrik 2022
-
08:49 | 05 Korrik 2022
-
08:47 | 05 Korrik 2022
-
08:44 | 05 Korrik 2022
-
08:39 | 05 Korrik 2022
-
08:30 | 05 Korrik 2022
-
08:29 | 05 Korrik 2022
-
08:25 | 05 Korrik 2022