×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raketa që vrau liderin e Al-Qaedas “nuk shpërthen” – ajo bën diçka shumë më të keqe

    FrontOnline
    05 Gusht 2022

    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden njoftoi vdekjen e liderit të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, por të dhënat për armët e përdorura gjatë atij likuidimi nuk dihen plotësisht. Siç doli, bëhet fjalë për një raketë të fuqishme të njohur si “bombë ninja”.

    Në fjalimin e shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Biden përmendi se sulmi u krye nga një dron. Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve në kushte anonimiteti se droni hodhi dy raketa Hellfire dhe se nuk kishte nevojë për një prani ushtarake amerikane në vend.

    Kabuli, nga ana tjetër, fillimisht e mohoi sulmin me dron duke iu referuar një “rakete” që goditi një “shtëpi të zbrazët” përpara se të pranonte të martën në mëngjes se dronët amerikanë kishin kryer sulmin ajror, raportoi LeMonde.

    Nuk pati shenja të një shpërthimi apo viktima kolaterale në ndërtesën e synuar, megjithëse familja e liderit të Al-Qaedas ishte e pranishme në shtëpi. Të gjitha këto të dhëna tregojnë për përdorimin e një rakete sekrete, e cila besohet se ka qenë e përfshirë në vrasje të tjera të synuara të liderëve ekstremistë, por që Pentagoni nuk e ka konfirmuar kurrë përdorimin e saj.

    Ayman Al-Zawahiri u vra më 31 korrik kur dy raketa goditën një shtëpi në Kabul. Kjo shtëpi trekatëshe ndodhet në Sherpur, një zonë e pasur e kryeqytetit afgan, ku disa vila janë të pushtuara nga zyrtarë dhe komandantë të lartë talebanë, raporton abcnews.

    Udhëheqësi i Al-Qaedas u pa “shumë herë dhe gjatë një periudhe të gjatë kohore në ballkon, ku thuhet se u vra në sulm”, shtoi zyrtari amerikan. Në ndërtesë nuk pati shenja shpërthimi dhe askush tjetër nuk u lëndua nga sulmi.

    Familjarët ndodheshin në shtëpi, por nuk u lënduan. Fotot tregojnë se dritaret në katin e parë janë thyer, por pjesa tjetër e ndërtesës, duke përfshirë dritaret në katet e tjera, ka mbetur e paprekur.

    Çfarë është raketa Hellfire P9X?

    Zyrtarët amerikanë kanë përmendur përdorimin e raketave Hellfire dhe veçanërisht Hellfire AGM-114, të njohur për shpërthimet e tyre të fuqishme dhe dëmet shpeshherë anësore që ato shkaktojnë.

    Gjurmët e mbetura pas sulmit amerikan në shtëpi sugjerojnë, siç theksoi në një postim në Twitter ish-gazetari investigativ amerikan Jay Hancock, se CIA përdori një lloj tjetër rakete – “Hellfire P9X”.

    Kjo raketë njihet si “bomba ninja” dhe është zhvilluar nën administrimin e presidentit amerikan, Barack Obama.

    Ai nuk ka ngarkesë shpërthyese dhe është i pajisur me gjashtë tehe që aktivizohen para goditjes, duke copëtuar objektivin pa asnjë efekt shpërthimi.

    Përdorimi i “P9X” nuk është pranuar kurrë zyrtarisht nga Pentagoni apo CIA, dy entitetet amerikane përgjegjëse për vrasjet e synuara të liderëve ekstremistë.

    Kjo armë misterioze u emërua “Flying Ginsu” sipas një reklame të famshme televizive nga vitet 1980 për thikat e kuzhinës të markës Ginsu, të cilat shpesh mund të prenë nëpër kanaçe alumini dhe ende mbeten krejtësisht të mprehta.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.