×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mësojeni pse disa persona nuk janë infektuar asnjëherë me COVID-19

    FrontOnline
    26 Maj 2022

    Deri në 25 maj 2022, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë ka pasur më shumë se 526 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën.

    Koronavirusi u raportua për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019, dhe që atëherë ka pasur infeksione të shumta në të gjitha kontinentet. Megjithatë, ka njerëz që nuk janë infektuar kurrë me COVID-19. Nuk po flasim për asimptomatikët, pra ata persona që janë infektuar, por kanë pasur fatin të mos kenë përjetuar simptoma.

    Sipas BBC, ende nuk ka një përgjigje shkencore se përse këta persona nuk janë infektuar, por shpjegimi më i thjeshtë është se ata nuk kanë qenë kurrë në kontakt të afërt me virusin, sado e vështirë të duket. Kjo mund të ketë ndodhur veçanërisht me individët më të brishtë përballë sëmundjeve, gjë që do t’i kishte shtyrë ata të merrnin më shumë masa paraprake, dhe për rrjedhojë, kanë pasur një probabilitet më të ulët të infektimit.

    Një teori tjetër që po shqyrtohet, bazohet në rolin e vaksinave kundër COVID-19.

    Gjithashtu, sipas një tjetër teorie, koronavirusi nuk ka infektuar individë të caktuar pavarësisht se ka hyrë në traktin respirator, për shkak të mungesës së receptorëve për të hyrë në qeliza.

    Më tej, BBC mbledh teori të tjera shumë interesante, si rëndësia e gjenetikës në luftën kundër COVID-19. Kjo do të thotë se disa njerëz, gjenetikisht, do të kishin më shumë gjasa të mos infektoheshin me koronavirus./A2CNN

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe Anisës. I gjithë debate ka filluar për një shkak të një prize dhe...
    Vip29 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa është shprehur se është shumë sensitive dhe temperamente. Madje ajo thotë se kjo është edhe...
    Sport29 Nëntor 2024
    Feronikeli 74 më në fund e ka shijuar fitoren e parë sezonale në Superligë. Ekipi nga Drenasi mposhti sot në shtëpi Suharekën...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Pasi senati australian miratoi ligjin për të ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, kryeministri i këtij vendi Anthony Albanese...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se titanike kanë qenë përpjekjet...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e mundshme në të ardhmen në mes kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.