[wp-story]

Auto&Tech

Opel Corsa e re shpallet makina më e mirë për blerje e vitit në Evropë

Opel Corsa e re shpallet makina më e mirë për blerje e vitit në Evropë
19:02 | 17 Dhjetor 2019

Corsa e fundit, e gjeneratës së gjashtë, ka fituar njohjen e Autobest 2020.

Opel Corsa e re debutoi këtë vit në Panairin e veturave në shtator në Frankfurt dhe për herë të parë përveç modelit të makinës konvencionale, u prezantua edhe versioni elektrik Corsa-e.

Një juri e gazetarëve ndërkombëtarë nga 31 vende mori vendimin pasi testi përfundimtar u zhvillua në Stamboll.

“Ne jemi shumë me fat që kemi marrë këtë njohje,” tha kryeshefi ekzekutiv i Opel, Michael Lochseler.

“Zgjedhja e gazetarëve të pavarur specialistë tregon se me Corsa-n e re kemi krijuar një makinë për të gjithë ata që janë në kërkim”, shtoi ai.

Vendi i dytë i takoi modelit Peugeot 208 dhe i treti crossoverit më të vogël të Skoda, modeli Kamiq.

Ndryshe, vitin e kaluar çmimi “Autobest” iu nda Citroen Berlingo, Peugeot Rifter dhe Opel Combo.


Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera