Lajme

13 raste me koronavirus në Prishtinë, Ahmeti: Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë

13 raste me koronavirus në Prishtinë, Ahmeti: Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë
22:51 | 28 Mars 2020

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë deri me tani janë konfirmuar 91 raste të prekura me pandeminë COVID-19, 13 prej të cilave janë nga Prishtina.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Facebook, ka thënë se nuk duhet lejuar rritjen e më tejmë të rasteve.

Ai ka theksuar se periudha e ardhshme është e rëndësishme dhe “duhet ta kemi në dorë”.

“91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë. Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë. E dimë që janë ditë të vështira këto, por ndoshta periudha e ardhshme është tre herë më e rëndësishme. Nuk bën të lejojmë rritjen eksponenciale të rasteve. Këtë e kemi në dorë, #bashkë. Veç #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera