×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    13 milionë njerëz pa ujë të pijshëm, Biden: Gjendje katastrofike në Teksas

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Presidenti amerikan, Joe Biden, do të shpallë gjendjen e katastrofës së madhe, për Teksasin, duke hapur rrugën që më shumë fonde federale të shpenzohen për të ndihmuar këtë shtet.

    Energjia elektrike po rikthehet në shtet dhe temperaturat pritet të rriten, por rreth 13 milionë njerëz kanë ende vështirësi për sa i takon aksesin tek uji i pijshëm. Biden tha se ai do të vizitojë Teksasin në kohën kur prania e tij atje të mos jetë një pengesë për përpjekjet e ndihmës.

    Rreth 60 viktima i janë atribuar motit të ftohtë në të gjithë SHBA-në.
    Edhe disa shtete të tjera jugore janë goditur nga stuhitë e borës dhe akullit këtë javë dhe kanë raportuar vështirësi në shërbimin e shpërndarjes së ujit të pijshëm. Moti i ftohtë ka bërë që uji të mungojë edhe në qytetin e Xheksonit në Misisipi.

    Në të gjithë rajonin jugor të Shteteve të Bashkuara, një rajon i pamësuar me temperatura të tilla të acarta, njerëzve u është kërkuar që të marrin borën dhe ta zjejnë për të bërë ujë. Edhe rrjeti energjitik jugperëndimor është stërmunduar si pasojë e kërkesës së shtuar për nxehje, në një kohë kur temperaturat kanë rënë në nivelet me të ulëta në 30 vite, raporton TCh.

    Deri të premten në mbrëmje, rreth 180 mijë shtëpi dhe biznese në Teksas nuk kishin ende energji elektrike. Në mesin e temperaturave të acarta, më herët këtë javë, deri në 3.3 milionë njerëz ishin pa energji elektrike. Ndërkohë rreth 13 milionë banorë, thuajse gjysma e popullatës së shtetit, janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm ndërsa qindra sisteme të shpërndarjes së ujit janë dëmtuar nga acari.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.