×
  • Lajme
  • Lajme

    13.64%, LDK drejt rezultatit më të dobët në histori

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Janë numëruar gati gjysma e votave në nivel vendi nga KQZ. LDK po shkon drejt rezultatit më të dobët në histori të saj.

    LDK për momentin ka fituar vetëm 44.813 vota në të gjithë vendin, ndërkohë që kjo përkthehet në 13.64% të votave.

    Nëse vazhdon ky trend, LDK do të ketë rezultatin më të dobët ne histori të vendit.

    LDK nuk po prin në asnjë komunë në të gjithë vendin.

    Ndërkohë, sikur mos të mjaftonte kjo, Vetëvendosje po e mposht Agim Veliun edhe në katund të vetin dhe po e mposht edhe në vendlindjen e Avdullah Hotit, Rahovec.

    Në të gjithë komunat që kishte fituar LDK në zgjedhjet e kaluara më 6 tetor 2019, ajo po pëson humbje nga VV’ja.

    KQZ ka numëruar 300 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 47.62% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.63% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.76% të votave, shkruan Express.

    Aktualisht AAK ka 8.6% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

    Nisma aktualisht ka 2.68% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është mbledhur ku pritët të votohet për raportin e deputetes Dora Bakojnais e cila ka...
    Lajme16 Prill 2024
    I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Lojtarët e Interit dhe trajneri Simone Inzaghi kanë bërë një pakt përpara ndeshjes së ardhshme, Derby della Madonnina ndaj Milanit. Nerazzurrët kanë...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u...
    Sport16 Prill 2024
    Lionel Messi ka fituar para të majme që kur iu bashkua Inter Miamit në verën e kaluar. Klubi nga Major League Soccer...
    Lajme16 Prill 2024
    Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen tha se dëshmitari i cili ka kodin 1 në këtë çështje gjyqësore, ka bërë kërcënim ndaj...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se biseda me emisarin e BE-së së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë e...
    Lajme16 Prill 2024
    Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari Kryetari i Aleancës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.