[wp-story]

Lajme

Si ishte zgjedhur Isa Mustafa para katër vitesh kryetar i LDK-së

Si ishte zgjedhur Isa Mustafa para katër vitesh kryetar i LDK-së
10:03 | 03 Gusht 2019

Para katër vitesh, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte mbajtur Kuvendin e Tetë Zgjedhor.

Në vitin 2015 delegatët e LDK-së, kishin votuar që edhe për një mandat Isa Mustafa të jetë në krye të partisë.

Pro zgjedhjes së Mustafës kishin votuar 350 delegatë, ndërsa zgjedhjen e tij e kishin kundërshtuar dy delegatë.

Theksojmë se në Kuvendin e Tetë Zgjedhor, zgjedhja e Mustafës ishte bërë me aklamacion, dhe vetëm me kandidaturën e tij, transmeton Telegrafi.

Mustafa është në krye të LDK-së, që nga viti 2010.

Ndryshe sot, LDK do të mbajë Kuvendin e Nëntë Zgjedhor duke filluar nga ora 10:00. Kuvendin e LDK-së këtë vit përbëjnë 355 delegatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Kuvendi Zgjedhor do të jetë i mbyllur për media.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera