12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar për FrontOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.
“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Sipas Ahmeti në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo. /FrontOnline/