×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    119 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe 4 viktima

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi në raportimin ditor se vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar me oksigjen.

    Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

    COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)
    Testime totale 36388
    Raste pozitive 4290
    Raste të shëruara 2397
    Raste Aktive 1776
    Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 893
    Durrës 201
    Shkodër 201
    Vlorë 100
    Lezhë 89
    Korçë 63
    Kukës 52
    Elbasan 51
    Fier 43
    Berat 35
    Dibër 26
    Gjirokastër 22

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bisedimet virtuale midis ShBA-së dhe Izraelit për një ofensivë të mundshme në Rafah kanë filluar, sipas zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se themelimi i Asociacioni të komunave me shumicë serb nuk duhet të jetë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bisedimet virtuale midis ShBA-së dhe Izraelit për një ofensivë të mundshme në Rafah kanë filluar, sipas zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës. Në këtë masakër u ekzekutuan 70 gra, fëmijë...
    Lajme18 Prill 2024
    Diplomatja izraelite, Amital Perry e ka vlerësuar lartë Kosovën me rastin e pjesëmarrjes në konferencës së shkollës së Diplomacisë së Diasporës. Ajo...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, lidhur me njoftimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për rishikimin e pjesëmarrjes së Maqedonisë...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë sot homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Me anë të një postimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.