114 kg kanabis janë sekuestruar prej departamentit të anti drogës se Janinës gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.
Sipas policisë Greke, dy kamionistë shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se anti droga e Janinës kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike dhe ka vëzhguar zonën në të cilën dyshohet se trafikantët do të ngarkonin lëndën narkotike në një kamion të ngarkuar me paleta.
Mësohet se kanabis është transportuar në brendësi të kufirit grek,dhe në vazhdim u ngarkua në kamion me destinacion Athinën.
Deri tani mësohet se kamionistët janë nga gjirokastra,njëri prej tyre quhet Spiro Dukoli.