[wp-story]

Bota/Rajoni

11 vjeçari vret mësuesin në Meksiko

11 vjeçari vret mësuesin në Meksiko
19:16 | 10 Janar 2020

Një nxënës 11 vjeçar ka vrarë një mësues dhe ka plagosur të paktën gjashtë persona të tjerë para se të qëllonte veten në veri të Meksios, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi në një shkollë private në qytetin Torreón në shtetin Coahuila. Mediat lokale raportuan për moshën e re të nxënësit.

Nuk dihet ende se cilat ishin motivet e tij, shkruan BBC.

Megjithëse vrasjet janë në rritje në Meksikë, shkrepjet në shkollë janë të rralla.

Djali – i cili nuk është identifikuar – ishte një nxënësi i mirë që jetonte me gjyshen e tij dhe kishte sjellje normale, tha kryetari Jorge Zermeño për Milenio TV.

Gjatë sulmit ai mbante dy armë tha Zermeno dhe nuk dihej se nga i kishte marrë./Front Online/

 

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera