×
  • Lajme
  • Lajme

    11 mijë e 768 raste aktive me COVID-19

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 30 mijë e 495. Ndërkaq shkak i infektimit me koronavirus deri më tani kanë vdekur 849 persona.

    Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se në vend janë 11 mijë e 768 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768”, thueht në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

    Me më së shumti raste është komuna e Prishtinës. Ku vetëm brenda një dite raportohet për 277 raste të reja me COVID-19, e pasuar nga komuna e Gjilanit me 64 raste, Podujeva me 59 raste e Gjakova me 55 raste.

    40 raste të reja të të infektuarve me SARS CoV2 janë shënuar në Pejë, 27 raste në Ferizaj, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë...
    Lajme17 Prill 2024
    Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues...
    Lajme17 Prill 2024
    Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare...
    Sport17 Prill 2024
    Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Manchester Cityt. Ishte Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes....
    Kronika17 Prill 2024
    Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt....
    Lajme17 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dhjetë (10) pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë në mesin e të ndaluarve nga...
    Vip17 Prill 2024
    Ndonëse është munduar të jetë sa më hermetik për jetën e tij private, Liam sot ka “hapur zemrën” dhe ka treguar për...
    Sport17 Prill 2024
    Tashmë sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Trepça, Peja, Ylli janë skuadrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.