[wp-story]

Bota/Rajoni

11 doza kokainë dhe armë në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari

11 doza kokainë dhe armë në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari
12:26 | 11 Janar 2020

Lëndë narkotike dhe armë zjarri janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në Tiranë, në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Kështu ra në pranga një 40-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe tregtonte lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin E. R., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili në zonën e Freskut, u kapjnë flagrancë me 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”,  doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.t.ch

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera