[wp-story]

Lajme

Thaçi sot takon kryetaren e KQZ-së, partitë në ditët e ardhshme

Thaçi sot takon kryetaren e KQZ-së, partitë në ditët e ardhshme
09:16 | 31 Korrik 2019

Ndonëse kanë kaluar disa ditë pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit, presidenti Hashim Thaçi nuk i ka ftuar akoma partitë politike në konsultime, ashtu si e parashesh Kushtetuta.

Por, duket se tashmë ka lëvizje në këtë drejtim. Presidenti Hashim Thaçi sot gjatë ditës pritet të takohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike.

Në një komunikatë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme nga presidenca thuhet se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.

Më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Nga ai moment, spektri politik i ka bërë thirrje presidentit Thaçi të ndërmarrë veprime për tejkalimin e gjendjes, qoftë përmes formimit të qeverisë së re apo shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera