×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “100 zogj pulash kundër një luani”, vijon “telenovela” mes Ramës dhe Bashës, Berisha e quan skenar të orkestruar

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë vijuar përplasjen mes tyre. Kreu i demokratëve Euroatlantikë publikoi një video ku akuzonte Ramën për manipulime dhe aleanca me Sali Berishën.

    “O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë. 2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun. Se vetëm ai të mban në pushtet.” Ai gjithashtu refuzoi mundësinë e një aleance me Ramën, duke e quajtur këtë një komplot të gënjeshtrave dhe duke i thënë: “7×7 = 313 Rame”, tha Basha.

    Përgjigja e Ramës nuk ka vonuar, dhe këtë herë ai ka përdorur një pjesë nga kënga e Unikatil, për ta ironizuar.

    “Dëgjo dhe ndërro regjistër se ke fjetur gjatë. Duhet me t’i kujtuar ca gjona. 100 zogj pulash kundër një luani. Ik tani artist dhe mos ma qaj hallin mua se po t’i kullufit demokratët. Jo këtu bën si i fortë dhe andej rri squp. Hajde Lul, ec aty”, tha kryeministri. Rama gjithashtu e quajti Bashën një “frikacak”, duke e ftuar të dilte vetë në fushë dhe të mos mbështetej tek Berisha, i cili është 81 vjeç.

    Këto përplasje në distancë janë komentuar edhe nga Sali Berisha i cili ka hedhur akuza, duke thënë se Rama po keqpërdor Lulzim Bashën për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare. “Kjo është një mënyrë e Ramës për të hequr vëmendjen nga situata në Bashkinë e Tiranës. Thashë të informoj shqiptarët për të gjitha këto në mënyrë që të dinë, dhe kur shifni ju që gjithë këtë skenar përpiqet ta mbulojë me shkëmbime idilike me Lul Bravën dhe Uni Katilin. Jo kënga thotë këtë, jo kënga thotë ato.Po mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla. Mos u çudit për këtë që them unë. Shko e pyet nëpër redaksi se si mirren në telefon redaksitë dhe u thuhet mos ma harroni këtë idilin e ri me Bravën. Po është e vërtetë ajo, sepse mendon se në këtë mënyrë po i mbulon këto akte. Gjakëftohtësia ekstreme e një mafiozi, e padrinos, e një kryetari të organizatës kriminale, siç është Edi Rama“, tha Berisha.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2025
    Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin. Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për...
    Kronika19 Prill 2025
    Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave. Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.