×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    10 mijë euro ryshfet për të lejuar vjedhjen e naftës së sekuestruar, arrestohet polici

    FrontOnline
    09 Shkurt 2025

    Një punonjës policie në Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare me akuzën e “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

    Në pranga u vu i punonjësit të policisë së Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, Inspektor A. M., 21 vjeç.

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 31 vjeç dhe D. M. 34 vjeç, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur është bërë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.01.2025, rreth orës 15:00, ata kanë bërë nxjerrjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qenë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.

    Nga hetimet e kryera nga AMP dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës ka rezultuar se punonjësi i policisë A. M., ka lejuar kundrejt pagesës prej 10,000 euro, të dhënë nga shtetasi J. K., nxjerrjen e sasisë së naftës të ndodhur në anije, në bashkëpunim me pjesëtarë të ekuipazhit.

    “Gjithashtu, në bashkëpunim janë kryer të gjitha veprimet procedurale, duke përfshirë ri-këqyrjen e anijes, këqyrjen e pamjeve filmike në Porto Romano Durrës, marrje deklarimesh dhe marrjen e mostrave për ekspertim në të gjithë zonat e balastrave dhe ka rezultuar se sasia e naftës që ndodhej në këto hapësira në momentin e sekuestrimit (datë 12.01.2025) ishte zëvendësuar me ujë”, bëri me dije policia.

    Në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”: L. K., 29 vjeç; ⁠ F. I., 23 vjeç (shtetas sirian); ⁠A. Sh., 22 vjeç (shtetas sirian);⁠ S. Sh., 25 vjeç (shtetas sirian); H. B., 47 vjeç (shtetas sirian); ⁠S. B., 53 vjeç (shtetas egjiptian); ⁠Ë. B., 42 vjeç (shtetas sirian). /euronews.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Papa Françesku është shfaqur në ballkonin e spitalit në Romë për herë të parë që kur u shtrua në 14 shkurt. Papa...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me një kërkesë që ta iniciojë në Gjykatën Kushtetuese “pezullimin e vendimit...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e...
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.