Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se ka dhunuar një 16-vjeçare

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për dhunim, transmeton Front Online.

    Ai dyshohet se gjatë muajit nëntor e dhjetor të vitit 2022, në Suharekë, me dashje e ka detyruar një 16 vjeçare që të kryejë marrëdhënie seksuale.

    Komunikata e plotë:

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Dhunimi

    Prizren, 23 mars 2023– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krime të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.03.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 20.04.2023 ndaj të pandehurit Xh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunimi.

    Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri XH.B., gjatë muajit Nëntor/Dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e detyron viktimën nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet për të kryer aktin seksual, për të cilin e di se është i ndjeshëm për shkak të moshës.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit, nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm./Front Online

     

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan,...
    Lajme31 Maj 2023
    Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ajo erdhi bashkë me djalin...
    Lajme31 Maj 2023
    Ish i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar përsëri për tensionet në veri. Me anë të një...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2023
    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon. Së fundmi ka reaguar dhe ish...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social "Facebook",  ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët  e shteteve anëtare të Komunitetit...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që...
    Lajme31 Maj 2023
    Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Lajme31 Maj 2023
    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.