×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 200 pacientë në pritje për ndërhyrje, shkak mungesa e anesteziologëve

    FrontOnline
    05 Shkurt 2023

    Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare lista e pritjes për ndërhyrje në vena është 1, 200 pacientë. E gjithë kjo për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe shtretërve të pamjaftueshëm. Gjithsej, në këtë klinikë janë 24 shtretër për të gjithë pacientët e hospitalizuar.

    Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari i cili u shpreh se në këtë klinikë pacientët po presin që nga viti 2018 për të kryer ndërhyrje kirurgjikale në vena.

    Ai deklaroi se Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja në gjithë Kosovën, dhe si pasojë e kësaj, ka shtuar numrin e listës së pritjes.

    Rudari tha se salla e dedikuar për probleme me vena po funksionon mirë, por që po i paralizon mungesa e anesteziologëve, ndonëse ka kirurgë për t’i kryer këto shërbime mjekësore.

    “I kemi bërë rreth 1202 operacione, janë kryer rreth 8164 vizita , prej operacioneve vena varikoze që i kemi arrit t’i kryejmë janë 316 raste. Lista e venave është pak e gjatë. Stafin e kemi të mjaftueshëm, por problemin kryesor e kemi se jemi qendra e vetme referente, i kemi 24 shtretër, duke marrë parasysh patologjinë që e kemi, sepse jemi e vetmja qendër që punohet dhe asnjë qendër tjetër nuk punohet vaskularja. I kemi një ngarkesë të raportit sepse i kemi vetëm 24 shtretër edhe po kemi problem me hospitalizim të pacientëve”, u shpreh Rudari.

    Rudari tutje tha se kjo listë e pritjes është shtuar në kohën e pandemisë. Ndërsa thotë se i ndihmon edhe mungesa e anesteziologëve, me ç’rast në këtë Klinikë është vetëm një.

    Ai si problem e paraqet edhe mungesën e hapësirave dhe shtretërve në këtë klinik.

    “Për momentin dihet që nuk kemi vende të mjaftueshme për t’i shtrirë pacientët kur operohen, problem tjetër kyç kemi me mungesë të anesteziologëve. Jo që nuk po duan të punojnë, por nuk kemi staf. Në momentin që janë të pranishëm, unë i ngarkoj ata edhe kolegët. Me të vërtetë e kishim ulur numrin e listës së pritjes, sepse para katër vitesh kemi pas probleme me salla të operacioneve, dhe tash e kemi inauguruar sallën e tretë vetëm për vena që mos të shtohet lista e pritjes. Mandej, filloi pandemia që është një prej faktorëve që na stopoj për me shkurtu listën e pritjes, e më pastaj u zvogëlua numri i anesteziologëve, duke marrë parasysh që një pjesë e tyre e kanë lëshuar QKUK-në dhe kanë shkuar privat, dy apo tre prej tyre kanë vdekur nga Covid-19, dhe kështu që nuk kemi numër të mjaftueshëm të tyre”.

    Imun nga ikja e mjekëve nuk është as kjo klinikë. Sipas Rudarit në këtë klinikë ka mungesë edhe të personelit të mesëm, pasi disa prej tyre janë në prag të pensionimit.

    “Tre specializantë e kanë lëshuar klinikën tonë, kemi mbet vetëm një, kurse një është nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, por që nuk llogaritet që është pjesë e jona, sepse ai rikthehet si ta kryen punën. Për momentin, personel të mesëm kemi nevojë sepse kanë me u pensiunu disa instrumentare dhe na nevojiten edhe disa. Për pajisje nuk jemi keq, përjashtimisht i kemi instrumentet kirurgjike të vjetra, janë 20 vjeçare dhe kemi bërë kërkesë por po shpresojmë që do të na sjellin të reja”, tha ai.

    Drejtori i kësaj klinike po kërkon që sa më shpejt të fillojnë ofrohen këto trajtime kirurgjike edhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës./E.O

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preliminare të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.