×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vihet gurthemeli i objektit shtesë të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Në Lipjan është vënë gurthemeli i objektit shtesë të shkollës “Vëllezërit Frashëri” , ndërtimi i secilës pritet të përfundojë në shtatorin e këtij vitin.

    Nisja e ndërtimit të këtij objekti shkollor është mirëpritur nga nxënësit e mësimdhënësit pasi që aktualisht në këtë shkollë në një klasë mësojnë 40-42 nxënës.

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka treguar se ndërtimi i shkollës bëhet me financim të komunës.

    Ahmeti shton se ky objekt krijon mundësi të reja pasi shkolla e tanishme është e ngarkuar me numër të madh të nxënësve.

    “Kemi filluar një objekt shtesë të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ pritjet janë që për 150 ditë pune, ne synojmë që më 1 shtator ta përfundojmë këtë objekt shkollor me qëllim të krimin të mundësive të reja sepse kjo shkollë është e ngarkuar me numër të madh të nxënësve, kështu që do të shtojmë intensitetin që më 1 shtator të përurohet kjo pjesë e objektit. Ekskluzivisht është financim i komunës, me mjete vetanake e kemi pas tepër të nevojshme këtë projekt dhe besoj që do ta finalizojmë me kohë”, tregoi Ahmeti.

    Ahmeti pas vënies së gurthemelit ka treguar edhe se thuajse të gjitha shkollat janë rinovuar.

    “Janë rinovuar gati të gjitha shkollat, kemi edhe pak punë të paraleleve të shkollave në disa lokalitetet. Por vitin e kaluar janë rinovuar thuajse të gjitha, është investuar edhe në nxehje qendrore në shumicën e shkollave kështu që këtë viti kemi edhe 3-4 projekte të reja në renovim”, tha ai.

    Drejtori i shkollës “Vëllezërit Frashëri”, Jakup Bahtiri tha ky objekt do të ndikojë drejtpërdrejtë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

    “Fillimi i këtij aneksi është mirëpritur edhe nga nxënësit, prindërit, mësimdhënësit ku do të ndikoj drejtpërdrejt edhe në mësimdhënie dhe mësimnxënie prandaj do të ndikoj edhe në reduktimin e nxënësve në paralele ku deri më tani kemi pasur 40-42 nxënës prandaj ky ankes do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e numrit”, tha ai.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.