×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Vetëm një hidrocentral ka leje mjedisore, 8 operatorë aplikuan këtë vit

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Leje mjedisore aktualisht në vend ka vetëm një hidrocentral, ndërsa në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit janë edhe tetë operatorë ekonomikë që kanë aplikuar për leje mjedisore. Ndërsa, kjo ministri ka lëshuar gjithsej 22 leje ujore për operatorë të ndryshëm.

    Këto i ka bërë të ditura ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit Blerim Kuçi, i cili ka raportuar të premten në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

    Kuçi deklaroi se nuk ka informacione se sa hidrocentrale veprojnë aktualisht në vend, ndërsa bëri të ditur se që nga marrja e mandatit të ministrit ka lëshuar një leje mjedisore dhe dy leje ujore.

    “Leje mjedisore me sa kam unë është vetëm një, leje ujore janë lëshuar deri sot 22, prej periudhës 2007-2020 22 leje ujore, kurse leje mjedisore vetëm një dhe po mundohem t’i përmend në cilat raste janë lëshuar, po flas për leje ujore. Leje ujore është lëshuar në Dragash lumi Plavë me kapacitet 4 megavat, është lëshuar në vitin 2020, është lëshuar në kohën sa kam qenë unë ministër. Po ashtu, në Shtërpc lumi Lepenc ose Brezovica është lëshuar leja ujore me 24.09.2020, janë lëshuar këto leje ujore gjatë mandatit tim. Leje ujore të tjera që kanë të bëjnë me edhe 19 të tjera janë lëshuar, i kam edhe datat…Lejen mjedisore e ka vetëm një e ka Hidro Energy Shpk Ferizaj, pra e ka lejen mjedisore. Jo asnjë. Kjo është e Ferizajt Lepenci 3, duhet me i ra Ferizajt…Gjatë mandatit tonë kemi lëshuar dy leje ujore edhe një leje mjedisore. Në aplikim për leje mjedisore aktualisht janë tetë operator ekonomik janë në procedurat e lejes mjedisore, do të thotë janë tetë operatorë ekonomikë aktualisht kanë aplikuar për leje mjedisore, aktualisht”, tha ai.

    Ministri Kuçi para deputetëve ka prezantuar gjithë procedurën që ndiqet për të marrë leje mjedisore për hidrocentralet.

    Ai tha se pas procedurave në komunën përkatëse për Pëlqim Komunal për ndërtim të hidrocentralit në zonën përkatëse dhe Autorizimit Paraprak nga ZRRE-ja që do t’i blihet rryma elektrike e gjeneruar me hidrocentral, procedura vazhdon në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit.

    Ministri Kuçi tha se vazhdon në MEA, në sektorin e ujërave dhe mjedisit kryhen këto procedura, ku tha se bëhet marrja e pëlqimit mjedisor, marrja e kushteve ujore, pëlqimi ujor, leja ndërtimore, leja ujore, leja e përdorimit, dhe leja mjedisore.

    Sipas tij, leja mjedisore lëshohet nga MEA, konkretisht nga Komisioni për Leje Mjedisore që është i caktuar nga sekretari i Ministrisë, ku ai tha se ky Komision vlerëson të gjithë procesin e kaluar dhe plotësimin dhe respektimin e lejeve të dhëna deri në atë moment.

    Kuçi tha se vizion i tij dhe i Qeverisë nuk janë hidrocentralet për shkak të mungesës së resurseve ujore.

    Sa i përket pezullimit të aplikimit për leje dhe lejeve aktuale, ai tha se nuk kanë arritur të gjejnë bazë ligjore.

    “Vizioni ynë lidhur me energjinë e ripërtëritshme nuk është më çështja e hidrocentraleve. Vizion i ministrisë dhe i Qeverisë nuk është kjo me hidrocentrale. Për shkak të mungesës së resurseve ujore edhe të lëvizjes së potencialit ujor gjatë kohës. Të gjitha politikat tona të favorshme janë drejtuar drejtë energjisë solare dhe me erë, ky është vizioni ynë për të ardhmen. Normalisht çështja se a mund të marrim vendim për me i pezullua ose me i ndalu përkohësisht është një temë të cilën unë ende nuk kam mundur me i qitë përgjigje, a duhet e kam vizionin që vërtetë duhet po me ligj si do të shkojë kjo çështje është problem”, tha ai.

    E për këtë i ka reaguar deputeti i LVV-së Shpejtim Bulliqi, i cili tha se përveç rregullativave ligjore që janë në fuqi edhe krejt rregullativat evropiane shkelen nga hidrocentralet që aktualisht operojnë në vend.

    “Përveç rregullativave ligjore që ne i kemi në fuqi si Kosovë, janë krejt rregullativat Evropiane në kundërshtim me të cilat janë duke funksionuar ato hidrocentrale. Çdo moment, çdo fazë kur dëshiron me e marrë vendimin ki bazë ligjore të mjaftueshme për të vepruar”, tha ai.

    Deputeti i PDK-së Bajrush Xhemajli, ka kërkuar të dijë se cila është gjendja reale në aspektin sasior të ujërave, veçanërisht në ato vende ku janë duke vepruar hidrocentralet.

    Në përgjigjen e tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit Blerim Kuçi, tha se nuk kanë një analizë se cila është gjendja reale ujore në vend. Ai tha se këto të dhëna i ka Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë.

    Mirëpo, ai theksoi se janë dy operator që janë dënuar për shkak të mos respektimit të rregullave sa i përket kësaj çështje.

    “Matje reale, inspektorët kanë bërë disa inspektime në hapësirat ku veprojnë dhe punojnë hidrocentralet, sepse ata kanë një kohë testuese, ata janë duke punuar një kohë edhe me sa e di por pa i pa të dhënat tash me shifra konkrete dy operator janë dënuar. Po ashtu, ju njoftoj se minimumi ekologjik përcaktohet dhe matet me një instrument që janë të detyruar çdo operator me e vendos instrumentin edhe ato të dhëna barten edhe tek ne. Në moment kur kanë shkuar nuk e kanë pasur edhe i kanë dënuar, së paku 2 operator janë dënuar, janë dënuar me masat që janë caktuar”, tha ai.

    Kurse, deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, ka pasur pyetje sa i përket asaj se a është bërë një analizë për impaktin në mjedis të hidrocentraleve që janë duke vepruar.

    “A ka një analizë për impaktin në mjedis të gjithë këtyre hidrocentraleve, veçanërisht në zonat e mbrojtura, sepse ne kemi një ligj për zonat e mbrojtura, kemi ligjet për parqet nacionale dhe shumica prej këtyre hidrocentraleve po tentohen të ngritën në parqe nacionale dhe në zona të mbrojtura, konkretisht po flasim për zonën e Bjeshkëve të Nemuna dhe zonën e Sharrit”, tha ai.

    Ministri Kuçi, deklaroi se nuk kanë një analizë të veçantë për këtë, ndërsa foli edhe për mungesën e inspektorëve që do të bënin monitorimin e respektimit të lejeve, pasi që tha se kanë numër shumë të vogël të tyre.

    “Analizë të impaktit në mjedis të veçantë vetëm për këtë çështje nuk kemi, nuk kemi analizë të veçantë specifikisht nuk kemi. Mirëpo, duhet me pas parasysh që procesi i aplikimit, i lëshimit të lejeve, pëlqimeve edhe lejeve edhe ka impakte në mjedis. Por, analizë të veçantë specifike për këtë çështje nuk kemi ose unë nuk e di që kemi, të paktën nuk mu ka prezantuar një i tillë… Janë shumë pak inspektor, me sa e di unë janë vetëm 6 dhe ata 6 punojnë në të gjitha fushat e inspektimit, jo specifikisht për këto tema. Janë inspektuar një numër i konsiderueshëm, pothuajse të gjithë janë inspektuar dhe procesi i monitorimit është pika më e dobët e shtetit tonë”, tha ai.

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit Blerim Kuçi, ishte i pari që u intervistua nga ky komision, e që deputetët anëtarë të këtij komisioni i kanë kërkuar që të gjitha dokumentacionet që i posedon t’i dërgojë në këtë komision hetimor./

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.