×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Vaksinimi i fëmijëve mund të jetë çelësi i fitores ndaj COVID, thonë prodhuesit

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Shkencëtarët thonë se ka rrezik të rishfaqjes së sëmundjes derisa të gjitha grup-moshat të jenë të imunizuara.

    Ekspertët e kompanive të prodhimit të vaksinave thonë së fundmi se vaksinimi i fëmijëve mund të jetë çelësi i fitores ndaj pandemisë, teksa shtojnë se ka nisur testimi klinik i tyre te më të rinjtë.

    Megjithëse COVID-19 ka shfaqur një masë më të vogël të infeksionit dhe vdekshmërisë te më të rinjtë, ka prova se fëmijët mund të jenë transmetues.

    “Prandaj derisa të gjithë – përfshi edhe fëmijët – të jenë vaksinuar, mbetet ende rrezik “i konsiderueshëm rishfaqjeje””, tha John Edmunds, anëtar i grupit të mjekëve këshilltarë të qeverisë në Britani.

    Studiuesit e vaksinës së Oksford/AstraZeneca kanë nisur një studim për të parë nëse vaksina e tyre funksionon te fëmijët nga gjashtë deri në 17-vjeç.

    “Nëse vaksinat provohen që kanë efekt të mjaftueshëm te transmetimi dhe nëse të gjithë të rriturit supozohet se do të vaksinohen këtë vit, atëherë burimi i vetëm i përhapjes do të mbeten fëmijët”, tha Rinn Song, studiues i grupit të vaksinës së Oksford.

    Por studiuesit kujtuan se ashtu si për shumë vaksina të tjera, mbajtja nën kontroll e sëmundjes mund të kryhet edhe pa imunizuar çdo person. “Kështu edhe për virusin korona, nëse do të imunizonim çdo person do të ishte diçka e rrallë, por jo rregulli për t’u zbatuar”, thonë ata.

    “Mendoj se është ende çështje e hapur se deri ku duhet të shkojmë me vaksinimin për të pasur gjërat nën kontroll. Ne besojmë se deri në fund të vitit do të kemi nisur të përdorim vaksinat për fëmijët nën 18-vjeç, por kjo nuk është diçka e sigurt, edhe pse pritet të ndodhë”, thanë studiuesit britanikë të vaksinave”, shkruan Guardian./Tch

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Parlamenti suedez miratoi një ligj që ulë moshën e nevojshme për njerëzit që duan të ndryshojnë ligjërisht gjininë – nga 18 në...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Andres Canto ishte 14 vjeç kur u përlesh me prindërit pasi nuk e linin të dilte jashtë me tuta. I tërbuar, ai...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se ka fakte dhe informata lidhur me ngjarjen në Banjskë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se ka fakte dhe informata lidhur me ngjarjen në Banjskë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.6 rihter ka goditur bregun perëndimor të ishullit Shikoku të Japonisë, të mërkurën. Epiqendra e tërmetit ishte në...
    Lajme17 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtur një konferencë për media, të martën. Ajo ka thënë se...
    Lajme17 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po flet në konferencën e thirrur për media për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare e Këshillit...
    Sport17 Prill 2024
    KV Mechelen ka filluar të këtë ketë frikë nga një largim i trajnerit Besnik Hasit, i cili është i kërkuar nga shumë...
    Lajme17 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi dje pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.