×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ujësjellësi shton kontrollet, has në shumë kyçje ilegale

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se me komisione të veçanta është duke vazhduar me identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, manipulimeve me ujëmatës dhe keqpërdorimeve të formave të tjera.

    Sipas komunikatës së “KRU Prishtina” vetëm muajin e fundit janë kontrolluar shumë zona, derisa janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve të cilët kanë manipuluar me ujëmatës.

    “Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr. 06 / L – 074 , Neni 314 konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë. Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët po vazhdojnë me veprime konkrete në terren. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet ( me këste mujore 12 – 36 muaj ) varësisht nga shuma totale e borxhit”, thuhet në komunikatë.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...
    Lajme23 Prill 2024
    Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e...
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.