Policia në Gjakovë raportoi se në një lokal disa persona kanë shtënë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikovaz të Komunës së Gjakovës mbrëmjen e së martës rreth orës 21:40.
Njësitë relevante policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar 7 gëzhoja 9 mm dhe 9 gëzhoja të revoles me gaz.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të intervistohet në shtëpi.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur të lënduar nga ky rast.