×
  • Sport
  • Sport

    ​Tahiri dhe kreu i FFK-së flasin për investimin në stadiumin e Vushtrrisë

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pasur një takim pune me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu dhe presidentin e F.C Vushtrria, Bajrush Kajtazi.

    Temë e diskutimit ishte investimi për stadiumin e qytetit të Vushtrrisë, investim i MKRS e që do të bëhet sipas standardeve të UEFA.

    Kryetari Ademi shprehu gatishmërinë e FFK që të përkrah këtë projekt.

    Ekipi profesional i FFK do të bëjë vlerësim profesional të lokacionit aktual të Stadiumit “Ferki Aliu” dhe do të hartojë një raport për Komunën dhe MKRS para se të fillojnë investimet.

    Kryetari Ademi po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësim nga FFK për investimet që Komuna i ka bërë deri më tani në infrastrukturën e futbollit, si me fushën ndihmëse në “Ferki Aliu” ashtu edhe në ndërtimin dy fushave të mëdha në projekt të përbashkët në Dobërllukë.

    Kryetari Tahiri i rikonfirmoi drejtuesve të futbollit të Kosovës përkushtimin personal dhe të Komunës për të përkrahur maksimalisht klubin e Vushtrrisë dhe shkollat e futbollit në Vushtrri si qerdhe të talenteve të reja në futboll.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.