×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shtatori rikthehen mbledhjet e qeverive shqiptare, kërkohet zbatimi konkret i marrëveshjeve

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Pas dy viteve mungesë, në javën e tretë të shtatorit do të mblidhen qeveritë e dy shteteve shqiptare në Shkodër. Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje të përbashkëta. E nga tri prej tyre vendi ynë mund të përfitojë mjaft shumë nëse zbatohen në praktikë. Dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore po vlerësohen si të dobishme për dy vendet shqipfolëse.

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh koordinatorja për mbledhjet e dy qeverive, Albulena Balaj-Halimaj thotë për KosovaPress se marrëveshjet që do të nënshkruhen do të jenë në interes të dy palëve.

    Balaj-Halimaj: Do të ketë marrëveshje të cilat janë në interes të dy palëve

    “ Do të ketë marrëveshje të cilat janë në interes të dy palëve. Ato të cilat ndoshta janë më pak gjigande se të tjerat janë Dogana e Kosovës, linja hekurudhore dhe është hidrocentrali që mendohet të ndërtohet në Shqipëri, e që do të jetë funksional për Kosovën… përveç këtyre do të ketë edhe marrëveshje të tjera, tashmë ministritë veç kanë filluar të dorëzojnë draft-marrëveshjet”, thotë ajo.

    E zbatim konkret të këtyre marrëveshjeve po kërkojnë njohësit e fushës së ekonomisë në Kosovë.

    Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se këto projekte të përbashkëta do ta lehtësojnë̈ qarkullimin e qytetarëve, mallrave si dhe do të rrisin profitet e bizneseve.

    Po ashtu, ai thekson se duhet kombinuar resurset energjetike mes të dy vendeve.

    Rukiqi: Kemi nevojë t’i kombinojmë burimet energjetike

    “Nëse ka një diskutim jo me ngarkesë politike, por të nivelit teknik dhe nivelit përmbajtjesor mundemi të jetësojmë disa prej ideve të moçme që kanë qenë e që janë të domosdoshme. Hekurudhat që do të rriste vlerën e Portit të Durrësit, këtë qarkullimin që e ka tani me transportin rrugor nuk e ka vlerën sepse është kosto më e madhe. Mirëpo me transportin hekurudhor sigurisht do të ishte një vlerë e shtuar për ekonominë e të dyja vendeve. Në të njëjtën kohë edhe hidrocentrali, ne kemi nevojë t’i kombinojmë burimet energjetike me rritë atë që njihet si rezervë në sistem që i ndihmon stabilitetit të furnizimit. Këtë drejtim them se duhet t’i shtohet mundësia që Shqipëria të investojë në një termocentral në Kosovë, apo dy qeveritë të investojnë në një termocentral, pastaj ishin kombinuar resurset, sidomos kur e kemi këtë rrjetin energjetik në funksion”, u shpreh ai.

    Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku vlerëson se fuqizimi i lidhjes energjetike Shqipëri-Kosovë është shumë i rëndësishëm.

    Sadiku: Fuqizimi i lidhjes energjetike Shqipëri- Kosovë është shumë i rëndësishëm

    “Burimet energjetike në Shqipëri janë tërësisht nga uji, ndërsa nga Kosova janë nga thëngjilli, nëse kërkohet ndonjë këmbimin mes Kosovës dhe Shqipërisë të shohim sa është kjo racionale. Por ajo që dihet është se fuqizimi i lidhjes energjetike Shqipëri-Kosovë është shumë i rëndësishëm”, thotë ai.

    Kosova dhe Shqipëria edhe në të kaluarën kanë mbajtur mbledhje të përbashkëta ku janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, megjithëkëtë disa prej tyre nuk kanë gjetur zbatim konkret në të dy vendet.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që...
    Lajme16 Prill 2024
    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.