×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Shqipëria me rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 302 raste të reja me koronavirus nga 1405 testime në 24 orët e fundit, çka përbën një rekord të ri për Shqipërinë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10.395 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

    173 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 30 në Lushnje, 12 në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, etj.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

    Ndërkohë, janë regjistruar tri viktima: një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçare nga Mirdita.

    Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 18250 raste, prej tyre 10395 janë të shëruar, 7390 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 465 persona./A2

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.