×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Shkencëtarët: Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj llojit të ri të COVID-19?

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Anëtarët e grupit këshillues të qeverisë britanike NERVTAG pohojnë se fëmijët ka më shumë të ngjarë të infektohen me një lloj të ri të koronavirusit, krahasuar me llojet e tij të mëparshëm, por që nuk ka asnjë provë se forma e re e virusit është më vdekjeprurëse.

    Epidemiologu Neil Ferguson, një profesor në Kolegjin mbretëror të Londrës dhe anëtar i NERVTAG, pohon se ekziston një aluzion se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit me një formë të re të koronavirusit.

    Kjo hipotezë, megjithatë, nuk është provuar ende. Ferguson shprehet se numri i njerëzve të infektuar me llojin e ri të koronavirusit është shumë më i lartë në mesin e fëmijëve nën 15-vjeç, krahasuar me numrin e njerëzve të infektuar me lloje të tjera të SARS-CoV-2 në të njëjtën grup-moshë, por ai nuk dha të dhëna të sakta.

    Ai tha se është e mundur që një lloj i ri i virusit i quajtur B.1.1.7, i cili u shfaq gjatë karantinës së nëntorit, gjatë semestrit të parë shkollor, u krijua pasi ky variant është më efikas në infektimin e fëmijëve sesa format e mëparshme të SARS-CoV-2.

    Shkencëtarët besojnë se virusi i ri është 50 deri në 70 për qind më infektues, por ata nuk besojnë se është më vdekjeprurës, as që shkakton forma më të rënda të sëmundjes te fëmijët dhe të rriturit. Deri më tani, fëmijët janë infektuar me koronavirus në një numër shumë më të vogël sesa ata me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, përfshirë gripin.

    Sipas teorisë kryesore, kjo ndodh pasi fëmijët kanë shumë më pak receptorë ACE2 përmes të cilëve koronavirusi hyn në qelizat njerëzore dhe numri i të cilëve rritet me kalimin e moshës.

    Profesoresha Wendy Barkley nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe një anëtar i NERVTAG pohon se të rriturit janë një objektiv më i lehtë për koronavirusin në krahasim me fëmijët.

    Barkley beson se lloji i ri i virusit infekton më shumë fëmijë, jo sepse ata janë objektivi i tij, por sepse tani është më pak i frenuar.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.