×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​Shenjat se tashmë e keni kaluar koronavirusin

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Ndërsa shumica e njerëzve tejkalojnë infeksionin COVID-19 shumë shpejt ose pa asnjë simptomë, disa ndiejnë efektet e infeksionit për muaj, edhe pse simptomat e tyre të para ishin të moderuara apo edhe të lehta.

    Ekspertët e quajnë “sindroma post-COVID” dhe ndodh më shpesh te të moshuarit, por ka gjithnjë e më shumë shembuj të njerëzve më të rinj me COVID të gjatë.

    “Edhe njerëzit e rinj, të shëndetshëm në disa raste përjetojnë simptoma për javë ose muaj pas infektimit”, paralajmërojnë ekspertët e Klinikës britanike Mayo.

    Kjo është arsyeja pse ata përpiluan një listë të simptomave të zakonshme që tregojnë se ju keni kapërcyer COVID.

    Ju ndjeheni të lodhur

    Sipas Klinikës Mayo, kjo është një nga simptomat më të zakonshme te njerëzit që vuajnë nga COVID i gjatë. Ndryshe nga lodhja e zakonshme që ndjeni normalisht, kjo është përshkruar më shumë si një “kolaps i trupit”, dhe pacientët që e ndiejnë atë kanë probleme të ngrihen nga shtrati ose të shkojnë në punë sa më shumë që të munden.

    Ju humb frymën

    Gulçimi është gjithashtu një nga simptomat themelore të COVID, dhe në rastet e COVID-it të gjatë, ndërlikimet zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Ekziston një mundësi që ju të keni kaluar pneumoni e cila lë shenja në ind dhe më vonë shkakton probleme të frymëmarrjes.

    Kollitja

    Kolla e thatë është një nga simptomat e koronavirusit, dhe shumë që kanë kapërcyer COVID raportojnë se kolla zgjat me muaj. Kjo mund të jetë pasojë e dëmtimit të mushkërive, të cilën patjetër duhet ta kontrolloni nëse keni kaluar COVID pa simptoma.

    Dhimbje të kyçeve

    Mjekët në Klinikën Mayo shpjegojnë se dhimbja e kyçeve ndodh si rezultat i proceseve inflamatore dhe COVID dihet se shkakton procese të ndryshme inflamatore në trup.

    Dhimbje gjoksi

    Ndërsa koronavirusi sulmon kryesisht sistemin e frymëmarrjes, dhimbja në gjoks mund të ndodhë për ca kohë pas infektimit. Për shkak të tregimit të asaj simptome, patjetër që duhet të vizitoni një mjek.

    Dhimbje të muskujve dhe dhimbje koke

    Dhimbjet e muskujve mund të jenë një shenjë që trupi juaj po lufton një infeksion, edhe nëse nuk jeni në dijeni të tij. Sa për dhimbjet e kokës, kishte një rast të një pacienti me koronavirus i cili ndjeu dhimbje koke për muaj në fazën post-COVID.

    Rrahje zemre

    Nëse ndieni që zemra juaj rrah shpejt, edhe pse mund të jetë pasojë e stresit dhe problemeve të tjera shëndetësore, mund të jetë gjithashtu një simptomë e COVID. Një studim zbuloi se rreth 78% e pacientëve që mbijetojnë COVID-19 ende kanë “probleme të zemrës” pas shërimit.

    Humbja e nuhatjes ose shijes

    Humbja e nuhatjes ose shijes është një nga simptomat e para të koronavirusit. Fatkeqësisht, pacientët shpesh e ndiejnë atë për një kohë të gjatë pas shërimit.

    Probleme me kujtesën, përqendrimin dhe gjumin

    Për shkak se koronavirusi sulmon sistemin neurologjik, këto janë probleme të zakonshme që kanë pacientët.

    Skuqje ose rënie e flokëve

    Kjo është një nga simptomat më të çuditshme të COVID-it të gjatë. Skuqja më së shpeshti ndodh në duar dhe këmbë, dhe disa kanë pasur probleme me humbjen e flokëve.

    Nëse ndjeni ndonjë nga këto simptoma për një kohë të gjatë, telefononi mjekun tuaj dhe kryeni një test serologjik për të kontrolluar nëse keni pasur COVID-19.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Prill 2024
    Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit. Megjithatë, përfitimi i të gjitha vlerave është në...
    Lifestyle18 Prill 2024
    Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni...
    Lifestyle17 Prill 2024
    Dëshira për të arritur bukurinë e përjetshme është ndër më të shpeshtat dhe pranishmet tek qeniet njerëzore Ndër pjesët më kryesore që...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.