×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Serbi: Kapen me drogë njerëz të BIA-s, i dyshuar edhe një rus

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Siç raportojnë mediat në Serbi, shtatë persona janë arrestuar të mërkurën, më 1 korrik, pasi janë gjetur të përfshirë në kultivimin e marihuanës, i njohur si Grupi i Predrag Koluvijës. Në mesin e tyre janë edhe pjesëtarë të shërbimit të inteligjencës së Serbisë (BIA), si dhe të policisë serbe. Burimet serbe, thonë se një person tjetër është në kërkim, i cili dyshohet se është pjesë e stafit të diplomatëve të Federatës Ruse, transmeton KosovaPress.

    Në komunikatën e Prokurorisë, për çështjen në fjalë, e cila kualifikohet si krim i organizuar, nuk janë publikuar emrat e të të arrestuarve, porse thuhet se janë “pjesëtarë të organeve shtetërore”, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe falsifikimin e dokumenteve.

    Predrag Koluvija, u arrestua nëntorin e vitit të kaluar, dyshohej se ka pasur lidhje të forta me organet shtetërore.

    Koluvija ishte arrestuar pas ndalimit nga policia, gjersa po ngiste automjetin Audi A8, të cilit i ishte gjetur dokumenti i falsifikuar, e më pas në plantazhin e Jovanjicës i ishin gjetur afër 4 tonë marihuanë. Përveç tij, atëherë u arrestuan edhe 8 bashkëpunëtorë të tij.

    Ferma bujqësore “Jovanjica”, zyrtarisht, angazhohej për prodhimin e ushqimit organik. Anëtarë të qeverisë aktuale vizituan pasuritë e Koluvijës, të cilin e kishin ndihmuar për ta ndërtuar këtë fermë.

    Aleksandar Vulin, në vitin 2015, në detyrën e Ministrit të Punës, kishte vizituar fermën “Jovanjica”.

    Siç dihet, Aleksandar Vulin, ka lidhje të mira me Moskën zyrtare, gjë që ndërlidh edhe personin në kërkim. Gjatë ditëve të fundit, Vulin ishte në një vizitë në Moskë, ku, sipas mediave ruse, ishte infektuar edhe virusin COVID-19.

    Serbia ka shënuar vitin e kaluar edhe një skandal me rusët, kur u shfaqën videoxhirimet e pjesëtarit të Ambasadës Ruse në Beograd Gregori Kleban, i cili po merrte informacion të fshehtë nga një serb, emri i të cilit kurrë nuk u publikua. Pas kësaj, presidenti i Serbisë kishte shprehur pezmin në “miqtë rusë”, duke i pyetur me një “pse” retorike.

    Marrëdhëniet serbo-ruse janë tensionuar edhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, me ç’rast shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov vizitoi Beogradin dhe u takua me homologun serb Ivica Daçiqin. Sipas, parashikimeve të analistëve, duke marrë parasysh se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e Vuçiqit, ka fituar mbi 60 % të votave, Daçiq përfundimisht do të jetë jashtë kabinetit të ardhshëm qeveritar të Serbisë.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill. Komiteti...
    Vip24 Prill 2024
    Raporti mes Eglës dhe Meritonit ka qenë ndër më të komentuarit të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Sado armiqësi mes...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qeveria e Gjermanisë synon ta rifillojë së shpejti bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) në Rripin e Gazës,...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presidentin Haxhim Thaçi. Hoxhaj tha se uron që kjo të...
    Lajme24 Prill 2024
    RrGK ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e 11 vjeçares. Rrjeti i Grave, kanë shprehur shqetësimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.