×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Selimi: Nuk ua falim sjelljen e keqe ndaj UÇK-së

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar edhe një herë refuzimin e kësaj partie ndaj projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

    Rexhep Selimi ka deklaruar se UÇK nuk meriton një trajtim të tillë nga deputetët e Kosovës.

    Në seancë plenare ku pritet edhe votimi i këtij projektligji, ai theksoi se nuk ua falin sjelljen e keqe ndaj UCK-së.

    “Pikërisht UÇK-ja nuk e meriton një trajtim të tillë, prandaj ne po e refuzojmë që ta trajtojmë UÇK-në siç po e trajtoni ju. Refuzimi jonë nuk është kundër UCK-së, përkundër abuzimit tuaj me këtë emër të shenjtë. Silleni sa herë të doni, siç po thoni në kuvend, të njëjtën përgjigje do ta keni. Prandaj kërkoj prej jush, ju lus, që të silleni më mirë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe mund të ja falim ndonjë sjellje të keqe me neve, por sjelljen e keqe me UÇK-në nuk ua falim”, ka thënë Selimi.

    Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe ai për Rimëkëmbjen Ekonomike në seancat e kaluara nuk kanë pasur votat e nevojshme për miratim, madje ky i fundit ka dështuar pesë herë për miratim në mungesë të kuorumit dhe mos përkrahjes nga opozita.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bashkë me drejtues të Sistemit Prokurorial, Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë, gjatë ditës...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, ende po mbahet në burg në Serbi. Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Sundim...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë sot homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Me anë të një postimi...
    Lajme18 Prill 2024
    Teksa ka folur për situani e sigurisë në Ballkan, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se NATO ka shtuar trupat e...
    Lajme18 Prill 2024
    Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’i përgjigjet sulmit të Iranit kundër Izraelit, ka thënë të enjten ministrja e Jashtme...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Maltë. Ai do të pritet në një...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se këtë vikend do të jetë në Mynhen dhe në Vjenë, për...
    Lajme18 Prill 2024
    E mbijetuara e Masakrës së Poklekut Elhame Muçolli e ftuar në emisionin “Frontal” në T7, ka rrëfyer ditën më të tmerrshme të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.