×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Rusia arreston rreth 200 njerëz në protestat për Navalny

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Policia ruse arrestoi sot dhjetëra protestues në të gjithë vendin në tubimet e organizuara nga aleatët e liderit të opozitës Alexei Navalny, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

    Mbështetësit e kritikut më të ashpër Vladimir Putin kanë frikë se Navalny mund të vdesë së shpejti dhe kërkojnë që t’i jepet kujdesi i duhur mjekësor.

    Zyrtarët tregojnë se ai po trajtohet si çdo i burgosur tjetër dhe paralajmërojnë se tubimet e protestave janë të paligjshme.

    OVD-Info, një organizatë që monitoron protestat dhe numrin e të arrestuarve, njoftoi se 199 vetë u arrestuan në lidhje me tubimet e protestave në dhjetëra vende në të gjithë vendin, ndërkohë që numri mund të rritet.

    Zëdhënësja e Navalny Kira Jarmis dhe një bashkëpunëtori i ngushtë Lubov Sobol u arrestuan pranë shtëpive të tyre në Moskë disa orë para se të fillonte një tubim proteste pranë Kremlinit.

    Dhjetëra furgonë policie u dërguan në qendër të qytetit. Sheshi ku aktivistët planifikuan të mblidhen është i rrethuar nga barriera metalike, ashtu si Sheshi i Kuq, njoftoi kanali televiziv Rain.

    Aleatët e Navalny thanë se ata së pari do të mblidheshin në dy vendet e tjera në qendër të Moskës.

    Në Lindjen e Largët të Rusisë, 200 deri në 300 njerëz u mblodhën në Vladivostok në mbështetje të Navalny, dhe disa prej tyre mbanin pankarta “Liri për të burgosurit politikë” dhe “Jo luftës, shtypjes dhe torturës”.

    Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se ishte “për të ardhur keq” që bashkëpunëtorët më të ngushtë të Navalny ishin sjellë para protestave.

    Bashkëpunëtori i Navalny, Ruslan Shavedinov shkroi në Twitter, se “në të gjithë Rusinë, protestuesit e mundshëm po arrestohen, dhe se kjo është shtypje dhe nuk mund të pranohet – ne duhet ta luftojmë këtë errësirë.”

    Navalny u arrestua në janar kur u kthye në Rusi pas një shërimi pesë-mujor në Gjermani nga helmimi, për të cilin ai personalisht fajësoi presidentin rus.

    Kreu i opozitës ruse u dënua me dy vjet e gjysmë burg për mashtrim në vitin 2014, por pretendon se çështja është e motivuar politikisht.

    Tri javë më parë, ai hyri në një grevë urie duke akuzuar autoritetet e burgut se nuk lejuan të vizitohej nga një mjek dhe se ai ka një disk të dyfishtë hernie dhe ka humbur ndjesitë në krahët dhe këmbët.

    Navalny ka qenë në një spital për të burgosurit në qytetin Vladimir në verilindje të Moskës që nga e diela në mbrëmje.

    “Ai është shumë i dobët, ka vështirësi të ulet dhe të flasë,” u tha avokatja e tij, Olga Mihailova gazetarëve të martën, duke pretenduar se ai “nuk po merrte kujdes të duhur mjekësor”.

    Mihailova kërkoi që Navalny të transferohej menjëherë në një “spital civil” në Moskë “në mënyrë që ai të mos vdiste”.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.