×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qytetarët festojnë në shtëpi, në sheshet e Prishtinës vetëm Policia e Kosovës

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Vetëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës shihen rrugëve të kryeqytetit. Pandemia COVID-19 ka zbehur edhe festimin e ndërrimit të moteve.

    Sheshet e Prishtinës si rrallë herë në natën e Vitit të Ri janë tërësisht të zbrazura, ku nuk shihet asnjë qytetarë duke lëvizur.

    Krejt kjo si shkak i masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ku me masat e fundit kryeqyteti është në zonën e kuqe dhe që e ka të kufizuar lirinë e lëvizjes pas orës 20.

    Togeri Eshref Beqiri, që së bashku me pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës gjinden në sheshin “Zahir Pajaziti,”, tha se deri më tani nuk ka ndodhur asnjë incident.

    Beqiri: Qytetarët janë duke festuar të qetë nëpër shtëpitë e tyre

     

    “Për momentin situata e përgjithshme në zonën tonë të përgjegjësisë është gjithçka në rregull, qytetarët janë duke festuar të qetë nëpër shtëpitë e tyre, janë duke i respektuar të gjitha vendimet e qeverisë ashtu siç janë në fuqi. Incidente nuk ka pasur deri më tani”, tha ai.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress se ka ndërmarr planifikimet e nevojshme, për menaxhimin e situatës se sigurisë, lëvizjes se lire dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve tjera ne pajtim me ligjin dhe masat e përcaktuara.

    “Ne kemi angazhuar resurse të nevojshme sipas vlerësimeve për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend, dhe natyrisht kërkojmë edhe nga qytetarët që konform situatës që kemi të kontribuojnë me mundësitë që kanë për të ruajtur shëndetin publik dhe festimet të kalojnë pa incidente. Është rëndësishme për prindërit se gjatë festimeve duhet shmangur edhe përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike, kryesisht nga fëmijët. Poashtu kërkojmë kujdes dhe vigjilence nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, për të shmangur edhe aksidentet rrugore. Policia e Kosovës ka ngritur nivelin e reagimit në rast se vije deri te shkelja e ligjit apo procedurave ligjore do të ndërmerren veprime të menjëhershme ligjore në funksion të garantimit te sigurisë se përgjithshme”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.