×
  • Lajme
  • Lajme

    ​QKSS: Shumica e masave anti-covid kanë pas sukses të limituar

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot raportin “Të zënë ngushtë: Sfidat e Kosovës në përballjen me pandeminë COVID-19”, ku thuhet se COVID-19 ka ekspozuar dobësitë në sektorin e sigurisë, veçanërisht në hapësirën kibernetike – duke çuar në një rritje të sulmeve kibernetike.

    QKSS shpjegon se ky raport shqyrton kornizën ligjore dhe strategjike të Kosovës sa i përket situatave emergjente në Kosovë, përfshirë rolet e institucioneve kryesore të përfshira në planifikimin dhe reagimin ndaj emergjencave.

    “COVID-19 paraqet krizën e parë të përmasave më të mëdha me të cilën janë përballur institucionet e reja të Kosovës. Megjithëse COVID-19 paraqet një situatë në zhvillim e sipër, një numër i gjetjeve janë të dukshme edhe në këtë fazë. Sipas raportit të QKSS-së, COVID-19 ka ekspozuar dobësitë në sektorin e sigurisë, veçanërisht në hapësirën kibernetike – duke çuar në një rritje të sulmeve kibernetike. Dezinformimi gjithashtu është përhapur – sipas një sondazhi të QKSS-së, 33.83% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë dyshime mbi ekzistencën e COVID-19, statistika këto pak më të shprehura në të anketuarit nga komuniteti serb në Kosovë. Ky nivel i skepticizmit ka gjasa të vështirësojë zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19 dhe përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik. COVID-19 ka ndikuar në sundimin e ligjit, por situata pandemike mē shumë ka shërbyer si justifikim për mungesën e rezultateve në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë të lidhura me probleme sistematike dhe mosndëshkueshmëri në sistemin e drejtësisë. Sipas këtij raporti, shumica e masave të marra nga Qeveria e Kosovës kanë patur sukses të limituar në vënien nën kontroll të COVID-19 për shkak të mungesës së planifikimit paraprak në gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave, përkeqësuar më tej nga jostabiliteti politik. Ndër sfidat kryesore të theksuara nga raport përfshijnë mangësitë në kornizën ligjore, paqartësitë në rolet dhe përgjegjësitë e akterëve kyç, korniza e vjetëruar strategjike në lidhje me situatat emergjence, mungesa e një baze të qartë ligjore për vendimet e qeverisë, burimet e kufizuara, besimi i ulët i qytetarëve në institucione, shqetësimet për keqmenaxhim dhe diskriminim në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mungesa e transparencës në procesin e vendimmarrjes dhe mungesa e një strategjie të qartë për komunikim me publikun. Prandaj, kundërpërgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë është një përzierje e disa sukseseve të hershme, dështimeve të shmangshme dhe defekteve të shumta, shpesh duke i lënë qytetarët të hutuar, të pasigurtë dhe në mëshirën e fatit. Në kulmin e valës së dytë të pandemisë, Kosova qeveriset nga një President në detyrë dhe një qeveri e përkohshme në pritje të procesit zgjedhor, që ka të ngjarë të largojë edhe më tej autoritetet e Kosovës nga një përgjigje efektive dhe e përqendruar ndaj pandemisë si dhe të vonojë planet për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Disa nga rekomandimet e këtij raporti janë që qeveria t’i japë përparësi shëndetit publik dhe të intensifikojë përpjekjet për të siguruar COVID-19 për qytetarët e Kosovës, të ketë më shumë transparence në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të rishikohet korniza ligjore dhe strategjike, të zhvillohen vlerësime të rregullta dhe ndërsektoriale të rrezikut nën koordinimin e një organi të veçantë institucional dhe të forcohet bashkëpunimi me partnerë dhe organizata ndërkombëtare.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.