×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qeveria miraton vendimin kundër antisemitizmit

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin kundër Antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes anti-semitike, raporton Front Online.

    Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.

    Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se shteti dhe populli i Kosovës e di më së miri se çka do të thotë spastrimi etnik dhe zhbërja e identitetit.

    “Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit”, ka thënë Haradinaj Stublla.

    Duke përshëndetur vendimin e qeverisë, kryediplomatja Haradinaj ka thënë se ky vendim, dëshmon angazhimin e Kosovës për ta luftuar antisemitizmin në të gjitha format e saj.

    “Miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla./Front Online

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi dje pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse...
    Kronika17 Prill 2024
    Është djegur në veri të Kosovës një veturë me targa serbe në veri. Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online...
    Lajme17 Prill 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala pas votimit të procesit për anëtarësimit të Kosovës në KiE thotë se Serbia është duke...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2024
    Nuredin Ibishi, eksperti i çështjeve të sigurisë ka folur për Front Online lidhur me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi. Ibishi thotë...
    Vip17 Prill 2024
    Këngëtari Zayn Malik ka folur për një gjë të rrallë të tjerës së tij me vajzën, Khai. Më 17 prill, ish-ylli i...
    Vip17 Prill 2024
    Sonila Meço humbi të atin dy ditë më parë. Lajmin e para e dha Fjoralba, teksa shpjegoi se mungesa e Sonilës në...
    Lajme17 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, afër restorant ‘’Europa92’’ ka ndaluar shoferin me inicialet...
    Vip17 Prill 2024
    Lider i shtëpisë për këtë javë është zgjedhur ndryshe. As me vota prej punblikut dhe as me vota prej konkurrentëve të tjerë....
    Lajme17 Prill 2024
    Gjenerali Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën, ka autorizuar që të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.