×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Punëtorët e “Pastrimit” në kohë të pandemisë

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Higjiena mbetet një nga tri shtyllat kryesore në luftën tonë ndaj COVID-19. Nëse ne kujdesemi për higjienën personale dhe atë në shtëpi, ka një “ushtri” njerëzish që kujdesen që hapësira publike të jetë e pastër. Madje, në kohë pandemie atyre iu kërkua më shumë angazhim.

    Ashtu sikurse ata në të gjithë vendin, edhe punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” në Fushë Kosovë nuk e patën aspak të lehtë punën në kohë pandemie, përkundrazi ishin shumë të rrezikuar.

    Menaxheri i kësaj kompanie, njësia Fushë Kosovë, Misin Berisha rrëfen përvojën gjatë ditëve të vështira të izolimit ku punëtorët dilnin në punë pa e ditur se kur do të ktheheshin në shtëpi.

    Edhe pse fati deshi që askush të mos prekej nga sëmundja e COVID-19, disa prej tyre për arsye të tjera shëndetësore, duhej të liroheshin nga puna.

    Berisha: Gjatë pandemisë jemi ballafaquar me shumë sfida

    “Ne gjatë kohës së pandemisë kemi pasur shumë sfida dhe peripeti me të cilat jemi ballafaquar, por shërbimi nuk ka ngecur asnjëherë mbrapa, kjo falë angazhimit maksimal të kompanisë tonë, kryeshefit ekzekutiv që na kanë mbështetur me mjete mbrojtëse e po ashtu edhe me teknikë. […] 07:49 Për fati nuk kemi pasur të sëmurë nga COVID, mirëpo ka pasur më të moshuar që është dashur t’i lirojmë nga puna për arsye të ndryshme dhe kemi bërë zëvendësime, ka pasur momente që është zgjatë orari i punës dhe kemi vazhdua deri në mbrëmje”, tregon Berisha.

    Grumbullimi dhe heqja e mbeturinave kërkon që punëtori te jetë i pajisur me mjete mbrojtëse, por në pandemi duhet të jesh shumëfish më i kujdesshëm.

    Fehmi Krasniqi, punëtor te “Pastrimi”, tregon se kompania është kujdesur që punëtorët t’i kenë të gjitha masat e duhura mbrojtëse, por pavarësisht kësaj frika ishte e madhe.

    Krasniqi: Kemi pasur frikë gjanë pandemisë

    (VIDEO) – 01:10 – 01:49

    “Të them të drejtën në fillim nuk kemi pasur shumë frikë, por më vonë po, pasi të gjitha mbeturinat e grumbulluara nga populli ne është dashur t’i largojmë. Kemi pasur mundësi të infektohemi, të bartim te shtëpia ose te shoqëria, por deri tani nuk ka të infektuar. Kemi qenë të përgatitur me maska, dorëza pasi janë përkujdesë menaxheri dhe kompania”, tha Krasniqi.

    Puna e punëtorëve të pastrimit është gjithnjë e vështirë. Punëtori tjetër, Naim Gashi, thotë se gjithnjë mendjen e kanë pasur të familjarët sepse i kanë rrezikuar edhe ata.

    Gashi: Kemi mundur t’i infektojmë edhe familjarët

    (VIDEO) 04:52 – 05:27

    “Frika jonë ka qenë e madhe. Me thënë të drejtën kishte panik edhe te njerëzit. Është dashur të mbrohemi, pasi puna jonë është e vështirë edhe për nga aroma, kemi pas mundësi t’i infektojmë familjet tona por nuk ka ndodhur”, thotë ai.

    Në periudhën e izolimit dhe kur të gjithë po qëndronin në shtëpi, u vu re shtimi i sasisë së mbeturinave.

    Menaxheri i kompanisë rajonale “Pastrimi” njësia në Fushë Kosovë, Misin Berisha, tregoi se për rrjedhojë edhe puna e tyre u shtua dukshëm dhe u paraqit nevoja për angazhim shtesë të punëtorëve ndërsa dhe kapacitetet teknike është dashur të zgjerohen.

    Berisha: Sasia e mbeturinave është shtuar në pandemi

    “Angazhimi ynë ka qenë maksimal duke filluar prej punëtorit deri te stafi menaxherial, sepse gjatë kësaj kohe sasia e mbeturinave është shtuar, njerëzit qëndronin brenda, nuk kanë dalë të shëtisin. Ne zakonsiht kemi 1100 tonë për një muaj ndërsa tash është mbi 1370 tonë mbeturinë mujore, kjo tregon se kemi pas angazhime shtesë edhe të punëtorëve por edhe të kapaciteteve teknike”, tregon Berisha.

    Kujdesi për higjienën personale për vet punëtorët ishte i rëndësishëm.Krasniqi tregon se para se të hynte brenda në shtëpi, pastrohej dhe i largonte rrobat që kishte veshur gjatë procesit të punës, pastaj takohej me familjarët.

    Krasniqi: Kemi treguar kujdes gjatë orarit të punës

    “Gjatë orarit të punës jemi ruajtur, kur kemi shkuar në shtëpi i kemi larguar rrobat në hyrje të oborrit, pastaj jemi pastruar që mos me e sjellë ndonjë sëmundje apo virus në shtëpi”, thotë ai.

    Punëtorët e pastrimit nuk përballeshin vetëm me mbeturina të zakonshme, por edhe me mbetje medicinale ku rreziku se mund të infektohesh ka qenë i madh.

    Për këtë arsye, kjo kompani hartoi një protokoll sigure në lidhje me mbetjet medicinale dhe sjelljen pasi të largoheshin të njëjtat.

    Berisha: Kemi mbajtur trajnime praktike për heqjen e mbetjeve medicinale

    “Me punëtorë kemi biseduar dhe kemi mbajtur trajnime praktike që të kenë kujdes, pasi kemi pasur raste edhe me mbetje medicionale që kanë qenë të infektuara, por nese kanë pasur kontakte të tilla kemi shkuar i kemi ndërruar dorëzat e punëtorëve mennjëherë, që mos të përdoren në ditë një palë dorëza. Ndërsa me dorëza të punës zakonisht jemi furnizuar në çdo muaj, por tash po furnizohemi çdo javë”, u shpreh Berisha.

    Më gjithë vështirësitë dhe rrezikun me të cilën janë përballur, ata thonë se nuk e kanë ndjerë dorën e ndihmës nga shteti. Për këtë arsye, ksihin ngritur disa herë edhe zërin që të shpërbleheshin financiarisht për punën e madhe që po bënin, sidomos pasi pati edhe rënie të të hyrave në këto kompani.

    Punëtori Naim Gashi thotë se janë zhgënjyer me këtë injorim nga institucionet qendrore.

    Gashi: Jemi të zhgënjyer nga shteti

    “Nuk janë interesuar si shtet asgjë më ndërmarrë, as nuk e kanë përmend me na dhënë një përkrahje sado pak të vogël, me na dhënë kurajë, jemi të zhgënjyer”, thotë Gashi.

    Megjithatë, menaxheri i kësaj kompanie Misin Berisha thotë se me Komunën e Fushë Kosovës kanë pasur bashkëpunim të mirë.

    Sipas tij, kjo e fundit i ka furnizuar me masa mbrojtëse e po ashtu i ka ndihmuar punëtorët me pako ushqimore.

    Berisha: Po shpresojmë të na mbështesin financiarisht

    “Me komunën (e Fushë Kosovës) kemi raporte të mira, na kanë ndihmuar qoftë me maska apo mjete mbrojtëse, e po ashtu punëtorët i ka furnizuar me disa artikuj ushqimorë por edhe shoh se ka biseda për të na mbështetur financiarisht”, thotë Berisha.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.