×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Proteston personeli mjekësor në Podujevë, paralajmëron bojkot të punës

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Podujevës, kanë protestuar vozitësit, personeli higjienik dhe punonjës të tjerë për mos përfshirje në pagat shtesë prej 300 eurosh për korrik dhe gusht. Ata kanë paralajmëruar bojkotim të punës nëse nuk i marrin shtesat për këta dy muaj.

    Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të QKMF-së në Podujevë, Sheqir Maliqi tha se mosaplikimi i kësaj shtese për 61 punëtorët e kësaj QKMF-je është diskriminim.

    Kreu i Sindikatës po ashtu deklaroi se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të bojkotojnë punë pavarësisht nevojave.

    Maliqi tha se përkundër kërkesave të shumta ato nuk janë marr parasysh.

    “Ne i kemi dy shoferë të infektuar kemi punëtor teknik që është me Covid pozitiv, kemi higjienist që është me Covid pozitiv dhe ne e konsiderojmë si një diskriminim. Sot e kemi vetëm një paralajmërim kam kërkuar nga kolegët edhe që të përshkallëzojmë… Ne po kërkojmë që shtesa prej 300 euro për korrik dhe gusht këtyre njerëzve tu paguhet sa më parë që të jetë e mundur përndryshe do e lëmë punën do e bojkotojmë punën me pasojat do të merren ata”, tha ai.

    Se nuk do vazhdojnë te punojnë nëse nuk ekzekutohen shtesat e thotë edhe shefi i autoambulancave, Naim Hoxha.

    Derisa tregon se tashmë një kolegë i tyre e ka kaluar COVID-it thotë se po ndihen të rrezikuar po aq sa janë edhe stafi mjeksor.

    “Të rrezikuar jemi sa ata që i kanë marr pagat jemi edhe ne. Ne e kemi një me COVID që sot e ka fillua punën… këto të fundit nuk i kemi marr ato para kohe i kemi marr…nëse nuk bëjnë këta asgjë ne do e bojkotojmë punën”, deklaroi Hoxha.

    E rrezikuar ndihet edhe higjienistja e kësaj QKMF-je, Naxhije Haliti e cila për KosovaPress u shpreh se të gjitha mbeturinat që mbesin pas shërbimeve mjekësore duhet t’i largojë ajo.“Jemi të rrezikuar si nuk jemi të rrezikuar, kolegen e kemi me COVID. Edhe ne jemi të rrezikuar sepse mbeturinat e gjithçka çka përdorin këta mjekë ne duhet me i largua e me pastrua. Mjeku nuk hynë pa pastrua as tekniku të gjitha ne duhet me i krye njëherë për të shërbye”, theksoi ajo.

    Nexhmedin Mahmuti, roje e QKMF-së në Podujevë tha se janë të rrezikuar pasi që ka raste kur në mungesë të dezinfektuese po duhet që me autoambulancën të cilën kanë bartur pacientë me COVID-19, pa e dezinfektuar fare automjetin të bartin pacientë me sëmundje tjera.

    “Unë kam qenë pa mbrojtëse pa rroba kur jemi kthyer si rregull për ta dezinfektua kemi shkuar në COVID për ta dezinfektua mëgjithëse se kemi për detyrë se janë njerëzit e caktuar nuk kemi gjetur dezinfektues ka qenë në mungesë kështu që është dashur me transportuar pacientët e aksidentuar apo çfarëdo gjendje qofshi me sanitet që me herët ka bartur pacientë me COVID”, tha ai.

    Të pakënaqur me mospërfshirje janë edhe punëtorët tjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.