×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Policia arreston plaçkitësit në Prizren

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet për plaçkitje në Prizren.

    Siç njofton policia, mbrëmë katër persona të armatosur në një depo të materialit ndërtimor ishin duke kryer një grabitje ku edhe ndërhyri policia.

    Mirëpo pasi që ata kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    “Me datën 20 dhjetor 2020, policia në Prizren ka pranuar një informacion se rreth orës 23:30 minuta në një depo të materialit ndërtimor, 4 persona të maskuar dhe me armë të gjatë janë duke kryer grabitje. Patrullat e policisë së bashku më Njësinë Speciale ju janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe të dyshimtit sapo kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes. Policia duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale ka filluar ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata”, njofton policia.

    Ndërkohë që në njoftim policia bënë të ditur edhe se “Gjatë ndjekjes së tyre të cilët kishin ikur në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur të ndaloj dy nga të dyshimtit të cilët ishin në posedim të dorëzave, maskave që mbulon fytyrat për tu mos ju ditur identiteti, pajser që e kanë përdorur për të hapur me force dyert e depos, bateri elektrike si dhe rreth 495 euro që dyshohet se janë grabitur. Me ketë rast janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë: Xh.V i lindur në vitin 1977 me pseudonimin kriminal ‘VRANJEVCI’ dhe F.E i lindur në vitin 1982 me pseudonimin kriminal ‘LLAPQINA’”.

    Aktualisht njësitë e specializuar të hetimeve së bashku me inteligjencën janë në kërkim edhe të dy personave të dyshimtë të cilët kanë marrë pjesë në grabitjen e armatosur për të cilët janë siguruar informacione mbi identitetin e tyre.

    Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë për dy personat e dyshimtë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Kronika25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.