×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pllana: Ka kërkesa tepër të mëdha për materiale medicinale

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Drejtoresha e Barnatores Qendrore në ShSKUK ka pranuar se gjatë pandemisë ka pasur ndryshim të çmimeve, këtë e arsyetoi me kërkesat dhe nevojat e mëdha gjatë kësaj kohe. Veç tjerash, ajo ka njoftuar se qeset për kufoma nuk kanë qenë asnjëherë të përfshira në listën esenciale, ndërsa për maskat dhe dorezat ka pasur kontratë valide në kohën e përhapjes së pandemisë.

    Gjatë dëshmisë së sotme para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, ajo theksoi se përgatitjet për furnizim me material, kanë filluar pas muajit shkurt dhe se aprovimet i marrin nga bordi i ShSKUK-së.

    “Kërkesa ka qenë shumë e madhe, edhe sot vazhdon të jetë tepër e lartë. Njësitet e kërkesës kanë qenë në fillim ka qenë Klinika Infektive, e cila ka qenë e para duke trajtuar rastet me COVID, pastaj klinikat tjera si mbrojtëse të sistemit shëndetësor, jemi detyruar krejt klinikat që kanë trajtuar COVID, në atë periudhë ka qenë Mjekësia Sportive, Pulmologjia, Emergjenca dhe i gjithë stafi të jetë me veshje mbrojtëse për personel. Ne veprojmë konform listës esenciale, specifikat nuk i bëjmë ne… Çmimet referente, në kuadër të ShSKUK-së është një komision për çmime, dhe në kuadër të çmimeve referente vlen udhëzimi administrativ”, theksoi Pllana.

    Ajo theksoi se adresë komunikimi e kanë Departamentin e Farmacisë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Anëtarja e komisionit, Labinotë Demi e ka pyetur Pllanën se a ka pasur kontrata valide para përhapjes se pandemisë për doreza, maska dhe qese për kufoma.

    “Qese për kufoma nuk kanë qenë asnjëherë të përfshira në materiale në listën esenciale, për shkak që ajo ka qenë e rregulluar përmes Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sa i përket dorezave dhe maskave, në momentin kur ka filluar pandemia ka pasur kontrata valide. Kanë qenë kontratat e lidhura paraprakisht… Në momentin që kontratat kanë qenë 70 për qind të realizuara për shkak që ne kemi bërë një porosi për maska kemi bërë porosi ekstra shtesë, dhe kontrata është shfrytëzuar edhe 70 për qind, është ndërprerë edhe nga ana e operatorit edhe nga ana jonë për shkak të kostos dhe çmimit në atë kohë”, tha ajo.

    Pllana theksoi se gjatë pandemisë kanë vërejtur ndryshim të çmimeve, dhe se këtë e arsyetoi me kërkesat e mëdha për materiale që kanë qenë gjatë kësaj kohe. Ndërkohë që anëtari Bekim Haxhiu ka pyetur për një kontratë me Indinë, ka pasur reagime nga anëtarët e komisionit.

    “A ka ndodhur që në të kaluarën të keni kontrata, ku nuk specifikohet saktë prodhuesi. Për shembull sikur kjo këtu që është kontrata e nënshkruar për bar-komicinë EU-Indi. Për shembull kjo është kontrata, edhe për patropezol ku prodhuesi EU-Indi, kontratë e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë?”, tha ai.

    Pllana nuk pati përgjigje, e për këtë reagoi edhe anëtarja e komisionit, Fatmire Mullaxha Kollçaku, e cila pati kritika për pyetjet e Haxhiut.

    “Nuk është hera e parë dhe s’di sa herë e citon kontrata që ne e kemi paraparë zyrtarin e Prokurimit në MSh, kur të vjen ai këtu për shumë prej çështjeve vazhdimisht i ripërsëritur në çdo takim me zyrtar që nuk janë përgjegjës. Unë herën e kaluar kam hesht, mirëpo po e shoh që po i ripërsëritur të njëjtat kontrata”, tha Mullhaxha.

    Ndërsa, deputeti Shkumbin Demaliaj theksoi se anëtarët nga LVV po bëjnë pyetje për organizim të brendshëm.

    “Nëse duhet se si të pyetet një dëshmitar afrona listën e pyetjeve paraprakisht se çfarë pyetje duhet t’i bëhet dëshmitarit. Çfarë është kjo ndërhyrje? Secili prej neve ka të drejtë ta di. Në fund të fundit dëshmitarëve po më duket i panevojshëm, sepse po e pyesim për organizimin e brendshëm ku punon”, tha ai.

    Haxhiu ka vazhduar me pyetjet në lidhje me kontratat për paracetamol, morfinë, e bar-komicinë ku sipas tij janë bërë keqpërdorime.

    “Për bar-komicinë a ka pasur kontratë ShSKUK për furnizim, para këtij publikimi që e ka bërë MSh, morfina, paracetamolin, pantrapazolli, dhe a keni qenë të njoftuar apo keni bërë kërkesë ju për kontrata të reja?”, ka pyetur Haxhiu.

    Gezime Pllana para anëtarëve të komisionit tha se kanë pranuar një listë për përmbledhjen e planifikimit, dhe se kanë luajtur një rol ndërmjetësues, e që kjo listë është përcjellë në MSh.

    Ajo tha se nuk është në dijeni se prej nga ka ardhur lista për blerjen e këtyre produkteve, meqë sipas saj ka pasur kontrata që operatori nuk ka pasur mundësi të liferojë.

    Pllana theksoi se për komicinë, morfinë dhe paracetamol ka pasur kontratë. Ndërkohë, që theksoi se nuk ka qenë e njoftuar për kontratat e duplifikuara

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Lajme24 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Sport23 Prill 2024
    Juventusi ka humbur me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, ka shprehur vlerësimin e lartë për...
    Sport23 Prill 2024
    Arsenal e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen që ishte planifikuar në kuadër të javës së 29-të, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.