×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Përurohet pika e përpunimit të pemëve dhe perimeve në fshatin Brusnik të Vushtrrisë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Përmes mbështetjes së madhe të organizatës zvicerane CSD që merret me mbështetjen e grave, sot në fshatin Brusnik të Vushtrrisë është përuruar pika e përpunimit të pemëve dhe perimeve.

    Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e zonës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përgëzuar përfituesen e këtij projekti, për të cilën tha se duhet të jetë shembull edhe për gratë tjera të zonës. “Zonjës Vjosa si përfituese e grantit i dëshirojmë punë të mbarë, shumë suksese dhe i inkurajojmë të gjitha gratë të ndjekin shembullin e saj”, ka thënë Tahiri.

    Po ashtu kryetari i komunës, i ka ftuar qytetarët, bizneset dhe marketet vushtrriase që të përkrahin produktet e Vjosës dhe grave nga Brusniku.

    Ndërsa drejtori ekzekutiv i organizatës Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë, Zenel Bunjaku, tha se IADK ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë e që në këtë rrugëtim ka ndërtuar një partneritet me Komunën e Vushtrrrisë, por edhe me fermerët e vyeshëm vushtrrias.

    Bunjaku tha se kjo qendër e përpunimit do ti shërbej jo vetëm familjes që ka përfituar nga ky donacion, por edhe komuniteti përreth në përpunimin e pemëve dhe perimeve që ata i kultivojnë.

    Përveç përkrahjes të përgjithshme të kësaj qendre, IADK ka ndihmuar këtë qendër edhe në brendimin e produkteve. “Përpos instalimit të linjës së përpunimit IADK ka ndihmuar edhe në brendimin dhe barkodet për 100 produktet, ku qendra do te mund te shes produktet edhe në markete”, ka bëtë të ditur Hafize Veseli, eksperte e përpunimit të produkteve.

    Ky projekt është realizuar nga IADK dhe Komuna e Vushtrrisë e cila ka financuar 20 përqind të investimit.

    Fshati Brusnik tradicionalisht është merr me kultivimin e frutave e sidomos perimeve.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë javë, nga 15-19 prill 2024, po zhvillohen punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në Strasburg....
    Kronika16 Prill 2024
    Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka dalë me një reagim pas vrasjes që ndodhi në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Lajme16 Prill 2024
    Besnik Tahiri nga delegacioni i kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë...
    Të tjera
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm. Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij. Lajmin për Front...
    Kronika16 Prill 2024
    Policia ka arrestuar një person të kërkuar në Ferizaj. Sipas njoftimit, i dyshuari me iniciale L.Q., I moshës 25-vjeçare po kërkohej për...
    Lajme16 Prill 2024
    Anëtari i Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shefi i delegacionit të Bosnjës në Këshillin e Evropës, Sasa Magazinoviq ka dhën sinjale...
    Lajme16 Prill 2024
    Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtësit të Viktimave, në rastin e ish-pjesëtarit të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.