×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Për tri ditë mbi 16 mijë persona hyjnë në Kosovë nga Aeroporti i Prishtinës

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Prej fundjavës së kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një fluks të madh udhëtarësh, kryesisht bashkatdhetarë, të cilët kanë zgjedhur vendlindjen për të kaluar festat e fundvitit.

    Zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për KosovaPress se gjatë të shtunës dhe të dielës kanë qenë mbi 170 fluturime dhe java ka nisur gjithashtu me numër të lartë ndërsa deri në fund të kësaj jave pritet të bëhen edhe rreth 240 fluturime.

    “Vikendin që kemi lënë pas në Aeroportin e Prishtinës, patëm një numër jashtëzakonisht të madh të fluturimeve, dita e shtunë ishte dita që ne i shërbyem mbi 90 fluturime, pastaj me të dielën, ku ishin rreth 80 fluturime, e hëna po një numër të madh, ndërsa deri në fund të javës pritet të shërbehen rreth 240 fluturime, vajtje dhe ardhje”, deklaroi Gashi për KosovaPress.

    Sa i përket numrit të udhëtarëve, Gashi deklaroi se vetëm për tri ditë kanë ardhur në Kosovë mbi 16 mijë persona dhe se shtetet nga të cilat vijnë më së shumti udhëtarë janë Zvicra, e pasuar nga shtetet skandinave.

    “Ne vikendin që kemi lënë pas dhe ditën e hënë, kemi shërbyer dhe i kemi pasur rreth 16 mijë e 400 udhëtarë të cilët kanë ardhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Vendi që prinë me numër të udhëtarëve, padyshim që mbetet Zvicra, e ndjekur nga Gjermania dhe vendet e tjera, Skandinavia, Austria, Turqia dhe Anglia”, ka thënë Gashi.

    Gashi shtoi për KosovaPress se edhe udhëtarët të cilët kanë viza, pa rekomandim apo konfirmim të ambasadës gjegjëse, nuk do të lejohet të udhëtojnë për në shtetet që dëshirojnë.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët posedojnë një vizë, në këto kushte të cilat po jetojmë, në fakt pa një rekomandim apo konfirmim të ambasadave gjegjëse nuk lejohet të udhëtojnë. E njëjta vlen edhe për shtetasit të Republikës së Maqedonisë dhe ata të Shqipërisë të cilët shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Gashi.

    E përkundër fluksit të madh të qytetarëve, Gashi ka thënë se në Aeroportin e Prishtinës nuk ka pasur probleme sa i për ketë masave dhe gjithçka ka funksionuar me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...
    Të tjera
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet për president shteti. Mbi...
    Lajme24 Prill 2024
    Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Lajme24 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Vip23 Prill 2024
    Debati mes Jul Dedës dhe Meriton Mjekiqit ka degraduar deri në kërcënime pas mbarimit të pjesës së parë të Prime. Meritoni i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.