×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani e Kurti në Reçak, kërkojnë vendosjen e drejtësisë

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Në 22 vjetorin e masakrës së Reçakut, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sëbashku me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në këtë fshat për të nderuar viktimat e gjenocidit serb.

    Dy liderët që edhe garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit kërkuan vendosjen e drejtësisë për masakrën e Reçakut.

    U.D e presidentit, Vjosa Osmani tha se për këto krime nuk është kurrë vonë për t’ia paraqit botës, pasi Serbia ende ka një mendje gjenocidale.

    “Masakra e Reçakut është ndër dëshmitë më autentike të gjenocidit serb në Kosovë. Në fakt është vendi ku përfundimisht u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar. Prandaj nga këtu, por edhe duke nderuar gjithë martirët dhe dëshmorët anë e kënd Kosovës duhet me zë te lartë të themi këtë të vërtet duke kërkuar drejtësi për të gjithë ata që ishin viktima civile dhe gjithë të tjerët që rënë që ne të gëzojmë lirinë tonë”, tha ajo.

    Ndërsa, ish kryeministri Albin Kurti duke kërkuar drejtësi tha se jo vetëm urdhërdhënësit, por edhe ekzekutorët e kësaj masakre dihen.

    “Jo vetëm urdhërdhënësit, por edhe ekzekutorët dihen me emra në shumë raste, jo vetëm në masakrën e Reçakut dhe është detyrë e shtetit tonë, por edhe faktorëve ndërkombëtar që t’i ndjekim dhe gjykojmë e t’i dënojmë ata. Meqenëse nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme përderisa nuk ka drejtësi e cila sjell rehabilitim për viktimat dhe dënim për kriminelët”, tha ai.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.